Serbia u mposht nga Brazili mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0.Tifozët serb kanë zgjedhur ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole nacionaliste në stadium.
Ata kanë hapur një flamur ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Dhe jo vetëm kaq. I njëjti flamur është gjendur edhe në dhomën e zhveshjes të lojtarëve serbë.
Për këtë gjë, Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, kanë dërguar ankesë te FIFA dhe Komiteti Internacional Olimpik Kombëtar.
Nderkohe Granit Xhaka duket se ka përgatitur një tjetër festë fantastike nëse arrin që të shënojë kundër Serbisë në Botëror.
Duket se mesfushori shqiptar nuk është penduar për festimin e bërë në Rusi. Trajneri Ismet Munishi ka zbuluar një prapaskenë teksa ishte i ftuar në emisionin “Dueli Botëror”.
“Granit Xhaka e ka përgatitë një festë të veçantë nëse shënon ndaj Serbisë. Nuk mund ta zbuloj se çfarë, por do jetë diçka fantasike. Do të ketë përmasat më të mëdha sesa festimi me shqiponjën në Rusi, nuk është penduar për atë që bëri më parë”, tha Munishi.