4.7 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Si e shkatërroi korporata Meridian fabrikën e Coca Colës në Kosovë për t’ia dhënë monopolin fabrikës së Serbisë

Rekomandime

Ishte viti 1992 kur korporata Meridian filloi operimet. Kishte vetëm një klient dhe ishte një kompani e vogël atëherë. Por, ai klient ishte kompania më e përhapur në botë. “Kur ne filluam operimet, ishim një kompani e vogël, me vetëm 4 punëtorë dhe një klient të vetëm, Coca colën”, ka shkruar Hakif Gashi, shef i Meridianit në ueb sajtin zyrtar të kompanisë. Aty ceket që pikërisht Meridiani ishte distrobutor i Coca Colës.

Sot, ajo kompani është rritur dhe sipas Gashit ka më tepër se 500 punëtorë. Por, produkti më të cilin filloi është i dhimshëm për ekonominë kosovare. Pikërisht Meridiani që nisi me Coca Colën, bleu fabrikën e saj në Lipjan, e cila dekada me radhë kishte prodhuar Coca Colën Made in Kosova. Me të marrë atë, fabrika e paaktivizuar paslufte, u shua përfundimisht, për të mos u riaktivizuar asnjëherë.

Kosova mbetet ndër vendet e pakta në botë ku Coca cola nuk prodhohet. Por, gjiganti numër një i pijeve në botë nuk prodhon vetëm në vendet ku qasjen e ka të pamundur. Pra, nuk prodhon aty ku nuk lejohet as të shitet. Përjashtim bën vetëm Kosova. Tek ne ka një arsyje tjetër, e cila është e dhimbshme për kosovarët.

Sot, më tepër se 15 vjet pas, fabrika e Coca Colës në Serbi ka ekskluzivitetin e furnizimit të tregut të Kosovës me këto produkte. Raftat e marketeve të Meridianit apo marketeve tjera janë të mbushura me këto prodhime, Made in Serbia. Pikërisht kjo kompani e kishte obligim që të fillonte prodhimin e saj Made in Kosova, gjë të cilën nuk e bëri asnjëherë dhe nuk ka dhënë asnjë arsyje deri sot. Qindra punëtorë mbetën pa punë, përderisa fabrika e Coca Colës në Serbi shtoi punëtorët për shkak që iu shtua edhe tregu i Kosovës.

Këtë e mundësoi Helenic Coca Cola, njësia greke e kompanisë amerikane, e cila mban ekskluzivitetin e shitjes së produkteve të saj në rajonin tonë.

Kjo kompani duket që nuk i lejon kosovarët të punojnë askund me rëndësi. Madje, nuk i ka lejuar të menaxhojnë as faqen e FB Coca Cola Kosova. Sic mund të shihet më poshte, aty janë 4 persona nga Maqedonia ndër të tjerët, por asnjë nga Kosova. Kosovarët janë të mirëpritur ta blejnë dhe ta pijnë Coca Colën, por jo ta prodhojnë apo të kenë ndonjë rol të rëndësishëm.

Veprimet e saj ishin shokuese cka ndodhi para disa javësh. Një market në Ferizaj nuk ia kishte vetë ‘letrat’ kërkesës së kësaj kompanie që ti shiste në market vetëm produktet e saj të prodhuara në Serbi. Coca Cola e kishte paditur.

Por, Gjykata Komerciale e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e kompanisë “Coca Cola” për caktim të masës së sigurisë ndaj maketit vendor “Plus Market” me seli në Ferizaj.

Këtë e ka konfrmuar avokati Asdren Bytyqi, i cili përfaqëson “Pus Market”.

Sipas avokatit Bytyqi vendimi hap dyert për shumë shumë kompani sipas të cilit nuk kanë pasur alternativë tjetër përveç furnizimit me produkte nga Serbia.

“Ende nuk është vendimi i formës së prerë, mirëpo vendimi është konform në lidhje me masën. Ky vendim përbën vendosjen e një precedenti dhe njëkohësisht standardi të mirë, duke mbyllur njëherë e përgjithmonë monopolet e importeve nga një vend, ne këtë rast Serbia” – tha avokati Asdren Bytyqi
Megjithatë, Coca-Cola kishte kërkuar nga Gjykata Komerciale që të caktohet masa e sigurisë që detyron marketin “Plus Market” që të ndërpres veprimet me të cilat ky market refuzon që të importoj produkte të kësaj kompanie që vijnë nga Serbia.

Kjo kompani kishte kërkuar që të konfiskohen dhe largohen nga tregu i Kosovës të gjithë produktet, COCA-COLA, FANTA dhe SPRITE të importuara pa autorizim tregtar dhe pa autorizim të bartësit të së drejtës së markës.

Në mars të këtij viti, kompanisë “Frutin” i ishte ndaluar importi i pijeve “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”. (Kosova ime)

Foto e ballines eshte ilustrim

Më shumë artikuj

Të fundit