Categories: BOTA

“Si erdhi në pushtet Vladimir Putin nga bombardimet e ndërtesave ruse në vitin 1999?”

David Satter, gazetari amerikan që kaloi dekada duke raportuar mbi politikën ruse para se të dëbohej, është nga njerëzit e parë që pretendoi se Presidenti Putin dhe FSB mund të ishin përfshirë në bombardimet vdekjeprurëse të apartamenteve në Rusi në 1999.

Në një intervistë për “Insider”, Satter foli rreth këtyre bombardimeve, rreth të cilave ishte shprehur edhe më parë në një samit të organizuar nga Fondacioni i të Drejtave të Njeriut, që mblodhi së bashku disa nga kritikët më të mëdhenj të Putinit.

“Në verën e vitit 1999 dukej e pamundur që Putini të bëhej presidenti i ardhshëm rus, por bombardimet në ndërtesa dhe apartamente ndryshuan gjithçka. Pas këtyre ngjarjeve u tha që tani ne po jetojmë në një vend krejt tjetër”, u shpreh Satter.

Më shumë se 200 njerëz u vranë në bombardimet e shtatorit. Rusia fajësoi militantët çeçenë, duke shkaktuar Luftën e dytë Çeçene. Sipas Satter, çeçenët u akuzuan pa asnjë provë, dhe duke vepruar kinse me sukses ndaj tyre Putini doli përpara popullit si shpëtimtari i vendit, u vu në krye të një lufte në Çeçeni dhe arriti të zgjidhej presidenti i ardhshëm rus.

Për gazetarin, bombardimet kanë qenë guri themelor i një komploti për të hutuar opinionin publik rus, për të krijuar terror dhe për të drejtuar zemërimin e tyre ndaj ish-presidentit Jeltsin dhe çeçenëve. Ai deklaron se asokohe edhe vetë gazetat ruse vinin në dukje mundësinë se autoritetet ishin vetë ata që hidhnin në erë ndërtesat. Në të njëjtën kohë, bomba nisën të zbuloheshin nëpër bodrumet e ndërtesave që dukeshin të ishin një përpjekje e mirëfilltë për të hedhur në erë ndërtesat, por autoritetet thanë se shërbenin vetëm për stërvitje trajnimi.

“Tre persona u arrestuan për vendosjen e një bombe në një ndërtesë në Ryazan, qytet në Rusi. Ata dolën të mos ishin çeçenë, jo terroristë në kuptimin e zakonshëm, por më tepër agjentë të Shërbimit Federal, FSB. Kërkova dokumente nga CIA nga FBI, nga Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare, nga Departamenti i Shtetit. Kam marrë shumë, por shumë pak që ishte e dobishme. Mora edhe disa dokumente nga Departamenti i Shtetit që tregonin se bombardimet në apartament ishin jashtëzakonisht të dyshimta. Duhej të ishe i shurdhër, memec dhe i verbër për të mos parë se çfarë po ndodhte. Dhe në veçanti duhej të ishe “vullnetarisht injorant” nëse nuk do të shihje përfshirjen e autoriteteve në këto ngjarje”, tha gazetari David Satter./A2CNN

Kosova ime

Recent Posts

Veç një kategori e caktuar e kosovarëve dhe shtetasve tjerë mund të hyjnë në Mal të Zi

Agjencia kroate HINA njoftoi të shtunën se autoritetet malazeze kanë hapur kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendet izraelite…

2 javë ago

U shpall person “non-grata” nga SHBA, lajmërohet Sali Berisha

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time…

4 javë ago

Kryetarja e re e Preshevës: Ditë historike, u çliruam nga ndikimi i Beogradit

Kryetarja e re e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka deklaruar se ka marrë mandatin në bazë të ligjit nga…

1 muaj ago

Abelard Tahiri nuk di ta shkruajë saktë as vendlindjen e vet

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare, ku kërkohet plotësimi i disa…

1 muaj ago

Grenell mban në zyrën e tij fotografinë me Thaçin

Grenell mban në zyrën e tij fotografinë me Thaçin Ish i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve…

1 muaj ago

Zyrtarja e PDK’së me kritika: Albin Kurti sa ishte i burgosur në Beograd, Hashim Thaçi kërkonte lirimin e tij

Hanife Osmani, anëtarja e kryesisë së PDK’së në Mitrovicë, ka bërë një reagim pas njoftimit nga ish-kandidati për deputet Hisen…

2 muaj ago