6 C
Pristina
Thursday, March 23, 2023

Si ndodhi suImi ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zubin Potok? (VIDEO)

Rekomandime

Gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani, u deshtë të marrin tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës për shkak të Iëndimeve të marra.

Kjo pasi ekipi i televizionit u suImua me gurë nga persona të maskuar në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ku kishin shkuar të raportonin për situatën në atë pjesë në ditën e 17-të të vendosjes së barrikadave.

Bashkë me ta ishin edhe kameramani Agon Bejtullahu dhe gazetari tjetër Drin Demiri.

E se si ka ndodhur suImi tregon gazetari Drin Demiri.

“Jemi afruar rreth 30 metra nga barrikada e parë. I kemi parë tre persona të cilët ishin duke ecur skaj rrugës dhe në momentin kur  e kanë parë ekipin e televizionit ata janë ndalur në vend. Ne kemi vazhduar edhe pak duke marrë pamje nga barrikadat që nuk ka zgjatur më shumë sesa tre minuta dhe i kemi parë ata persona që kanë ndaluar edhe kanë vendosur shallë në fytyrat e tyre dhe kanë marrë gurë nga toka dhe posa ekipi i Klanit është kthyer rrugës për në Mitrovicë, ata kanë gjuajtur veturën me gurë”, tha Demiri.

Më shumë artikuj

Të fundit