Nga Viktor Buzhala
Një palë shkallë lëvizëse të zhysin në katin e poshtëm të një supermarketibkosovar ku kryeisht ruhen pijet dhe gjësendet ushqimore.
Posa kthehesh në të majtë, ti qorrojnë sytë nja 200 shishe të ujit serb Rosa. Uji kosovar nuk ekziston andejpari. As ai i Shqipërisë.
“Na paguajnë mirë prandaj e vendosim”.
Dhe kosovarët e blejnë, pasi s’kanë kohë të hamëndesojnë.
“Dua ujë që flet shqip”, iu them i nervozuar, i ngarkuat emocionalisht edhe nga rasti i Salih Mustafës, luftētarit të lirisë, të cilit vetëm disa minuta më herët i ishte sbqiptuar dënimi drakonik.
Iu deshën disa kohë 3 shitësve të hulumtonin që ta gjenin një ujë tjetër. Strategji e ryre është të ekspozojnë sa më tepër mallra serbe e ti zhdukin dikah skutave mallrat shqiptare.
E konsumatori e merr atë që i servohet.
Po nuk të pëlqeu servimiz shkon në supermarket tjetēr. Por, edhe në tjetrin e ke njëjtë. Gjithkah ekspozim marramëndës i produkteve serbe, pa fije turpi, pa u skuqur aspak.
Kjo strategji e biznesmenëve të paskrupullt kosovarë, disa nga të cilët deputetë për shumë mandate, ka bërê që Serbia të jetë partneri kryesor tregtar i Kosovës.
Po ju them me bindje të plotë që mallrat serbe janë afër bërllogut, pa ndonjë kualitet.
Por, në këtë vend është vetëm një market kosovar në Ferizaj që i ka bojkotuar. Pa filluar edhe tjerët ta imitojnë atë, ne nuk mund të bëhemi shtet i fortë e as ekonomi e zhvilluar.
Edhe Qeveria e Kosovës do të duhej të zhvillonte një politikë të heshtur, pse jo ti stimulonte marketet që ekspozojnë produktet vendore dhe ti destimulonte ato që ekspozojnë produktet serbe.