6 C
Pristina
Thursday, March 23, 2023

Tragjedia në KanaIin Anglez, gjithçka dihet deri më tani

Rekomandime

Një numër rekord emigrantësh kanë kaluar këtë vit Kanalin Anglez me gomone. Ndërsa në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një ngjarje tragjike në Kanalin Anglez ku një gomone është fundosur dhe si pasojë dyshohet se kanë humbur jetën të paktën nga 30 deri në 50 emigrantë.

Ngjarja vjen një vit pas një tjetër tragjedie, që cilësohet si nga më të rëndat në Kanal. Më 25 nëntor të vitit 2021 një gomone me 34 njerëz u fundos teksa udhëtonte nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 31 persona humbën jetën.

Fatkeqësia shkaktoi zhurmë politike, pasi disa akuzuan qeverinë për dështimin për të siguruar rrugë të sigurta për emigrantët.

Sa emigrantë kalojnë Kanalin?

Më shumë se 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla ose gomone në vitin 2022. Ky është numri më i lartë që nga viti 2018. Në vitin 2021, totali ishte 28.526 persona, ndërsa në vitin 2020 ishte 8.404.

Në vitin deri në shtator 2022, Mbretëria e Bashkuar mori më shumë se 72,000 kërkesa për azil, që lidhen me pothuajse 86,000 njerëz. Ndërkohë që vetëm 53% iu dha azil ose një lloj tjetër leje qëndrimi. Pjesa tjetër u refuzua, raporton abcnews.al.

Më shumë artikuj

Të fundit