Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka paralajmëruar që gjërat kanë ecë keq sa i përket energjisë elektrike dhe vendin nuk e presin ditë aspak të mira. Ai, permes një statusi në Facebook ka njoftuar që cmimet në berzat ndërkombëtare janë dyfishuar, ndërsa prodhimi vendor është më i pakët.
Postimi i plotë:
Pa dashur t’jua terheq vemendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe cmimet e rrymes jane dyfishu ne berzat nderkombetare, kane mbrri ne gati 500 euro per megavat. Te njejten kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra jane rreth 160 megavat ne ore minus. Vetem energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milione euro ne dite ne tregjet nderkombetare. Bore mundet me ra, ama dite bash te bardha nuk po na presin.