-0.1 C
Pristina
Wednesday, March 29, 2023

Vuçiq arrin në Rashkë: Do të shohim nëse Iargohen barrikadat, do të jetë një natë e vështirë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka arritur në Rashkë, raporton medium serb “Kosovo-Online”.

Ai atje pritet që takohet me serbët e Kosovës, ndërsa ajo që pritet, është të vendoset ose jo për largimin e barrikadave.

Vuçiq nga atje ka deklaruar se do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë, ani se në një shkrim më herët, deklaroi se “është një ditë e mirë për Serbinë”.

“Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj që ishte ditë e keqe…E kuptoj popullin serb në Kosovë, kurrë nuk do të jenë të kënaqur, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre sepse nuk e dinë se në cilin vend jetojnë.” – tha ai.

Vuçiq ka pretenduar se sot për herë të parë morën një “burim të ligjit”, derisa përmendi edhe çështjen e barrikadave.

“I presim të vinë me kërkesa për mua dhe Serbinë, do të shohim nëse do të pranojnë që të largohen barrikadat.” – ka thënë ai.

Mediumi në fjalë, raporton se Vuçiq ka deklaruar se “kanë përgatitur pizhama ushtarake” në rast se do të qëndrojnë më gjatë.

Më shumë artikuj

Të fundit