2.2 C
Pristina
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zelensky sfidon Amerikën: S’po tregoni të vërtetën!

Rekomandime

Presidenti ukrainas sapo ka bërë një dalje televizive në Ukrainë këtë të mërkurë duke sfiduar të gjitha qëndrimet e mbajtura deri tani nga aleatët perëndimor.

Sipas raportit të fundit të Associated Press, Zelensky ka mohuar kategorikisht se raketa që ra në Poloni mbrëmjen e djeshme është ukrainase, duke thënë se ai është i sigurt se ajo është ruse.

“Nuk kam asnjë dyshim që ajo nuk ishte raketa jonë apo sulmi ynë raketor. Ne duhet të marrim pjesë në hetime. Unë dua që ne të jemi të drejtë dhe nëse ka qenë përdorimi i mbrojtjes sonë ajrore, atëherë dua t’i shoh këto prova.”

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk sheh “asgjë që të kundërshtojë vlerësimin e Polonisë”, se shpërthimi i raketave të së martës ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga Ukraina – por se Rusia është ‘përfundimisht përgjegjëse’ për nisjen e një breshërie kundër infrastrukturës civile ukrainase.

Kremlin bëri një deklaratë ditën e sotme duke thënë se nuk e gjejnë të nevojshme që të ekzekutohet neni 4 për mbledhjen e forcave të NATO-s që më pas mund të rrezikonte edhe thirrjen e nenit 5 për një përgjigje të përbashkët kundër Rusisë, gjë që sigurisht do të rrezikonte Luftën e Tretë Botërore.

Me qëndrimin e tij të fundit, Zelensky po sfidon të gjitha deklaratat e fundit të NATO-s dhe SHBA-së duke përshkallëzuar tensionet dhe mundësinë e tejkalimit të konfliktit përtej kufijve të Ukrainës.

Më shumë artikuj

Të fundit