11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

​Ambasada e Zvicrës: Pasuria e vjedhur nga zyrtarët e shtetit t’iu kthehet qytetarëve të Kosovës

Rekomandime

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ju ka bërë thirrje sot autoriteteve të drejtësisë që të bëjnë konfiskimin e paligjshme të pasurisë së zyrtarëve shtetërorë, shkruan Gazeta Metro.

Përfaqësuesja nga ambasada e Zvicrës në Kosovë, Katharina Stocker , ka kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme t’u kthehet qytetarëve.

- Advertisement -

“Kosova deri më tash ka pasur një sukses të kufizuar në sanksionimin e rasteve të korrupsionit, pra e kemi një numër të vogël të pasurisë se zyrtarëve ku përfitojnë nga krimi, është imperative që pasuria e vjedhur apo e fituar në mënyrë të paligjshme të konfiskohet dhe të ju kthehet qytetarëve të Kosovës

. Në shumë shtetet pasuria e vjedhur nga veprimtaria e krimit të organizuar përdoret për shërbime sociale siç janë shtëpitë që janë viktima nga abuzimi”, tha Stocker.

Korrupsioni dhe të gjitha llojet e krimeve financiare pengojnë zhvillimin e punës dhe shkojnë në dobi të një pakice, pra i pengon njerëzitë nga përfitimet në shëndetësi, arsim dhe mundësi në punësim, pra korrupsioni nuk është vetëm një çështje etikë, ajo prek në mënyrë sistematikë në jetët e njerëzve”, tha Stocker, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës.

Zëvendësambasadori i SHBA-së, Nicholas Giacobbe, në fjalën e tij ka thënë se shteti amerikan është këtu për ta ndihmuar Kosovën në këtë drejtim.

- Advertisement -

Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”, sot është shënuar 10 vjetori i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit