4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

​Berosh: Kroacia mban zi dhe qëndron pranë popullit të Kosovës, s’do ta harroj kurrë trishtimin që ndjemë

Rekomandime

Ministri kroat i Shëndetësisë Dr. Vili Berosh, thotë se nuk do e harroj kurrë mëngjesin e hershëm të së dielës, dhe trishtimin që ndjeu ai bashkë me familjen kur morën lajmin për aksidentin në Slavonski Brod. Dr Berosh tregon se si sensi prej mjekut i dha më shumë fuqi për tu mobilizuar dhe për tu dal në ndihmë të lënduarve dhe gjithë të tjerëve që pësuan në aksidentin e së dielës. Në krye me kryeministrin Kroacisë, Andrej Plenković, shteti kroat mobilizoj të gjitha forcat e nevojshme për të marrë situatën nën kontroll. Dhe Kroacia ia doli.

Intervistë ekskluzive me Ministrin e Shëndetësisë Dr Vili Berosh, fillimisht e pyetëm:

- Advertisement -

KosovaPress: Mobilizimi i jashtëzakonshëm i autoriteteve kroate për t’u dalë në ndihmë të plagosurve kosovar, këtu në Kosovë po përçon diçka të ngjashme me mbështetjen që Kroacia i dha popullit të Kosovës në vitin 1999. Çfarë mesazhi do i dërgonit popullit të Kosovës në këtë kohë të vështirë?

Dr. Berosh: Para së gjithash, do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për popullin e Kosovës për një tragjedi shkatërruese që tronditi të dy kombet tona. Unë jam i tmerruar dhe i tronditur nga përmasa e kësaj katastrofe, si një mjek dhe një qenie njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo katastrofë e tmerrshme. Të dy vendet tona nuk janë të huaja në kohëra të këqija, të cilat janë të njohura për forcën dhe zemrën e madhe. Unë besoj me gjithë zemër se së bashku do ta kalojmë këtë humbje të madhe.

Ju lutemi, a mund të na e përshkruani momentin kur për herë të parë jeni përballur me pasojat e aksidentit?

- Advertisement -

Dr. Berosh: Nuk do ta harroj kurrë atë mëngjes të hershëm të së dielës, dhe trishtimin që ndjemë unë dhe familja ime kur morëm lajmin. Unë menjëherë desha të ndihmoja, dhe të nisesha për në Slavonski Brod, të udhëhiqja përpjekjet mjekësore për të ndihmuar pasagjerët dhe të gjithë të prekurit nga aksidenti. Së pari mora një telefonatë nga Instituti Kroat i Mjekësisë së Urgjencës, i cili siguroi arritjen në vendin e aksidentit. Së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, ne mobilizuam të gjitha forcat e nevojshme për të marrë situatën nën kontroll.

Si arritët të mobilizoni sistemin shëndetësor në një kohë rekord për t’u dalë në ndihmë të lënduarve?

- Advertisement -

Dr. Berosh: Çdo pjesëtar i stafit shëndetësor duhet të jetë i përgatitur për çdo lloj aksidenti ose incidenti, çdo ditë. Kjo është thirrja jonë. Përmes edukimit të vazhdueshëm dhe kryerjes së trajnimeve për përgjigje mjekësore ndaj një aksidenti masiv, ne kemi vite që përgatitemi për situata të tilla. Prandaj, ne reaguam sipas protokollit standard – Përgjigja mjekësore ndaj incidenteve të mëdha – MRMI, e cila përfshinë mobilizimin e shpejtë të të gjithë sistemit shëndetësor. Sidoqoftë, kjo është diçka që pritet. Ajo që nuk kam mundur ta paramendoj ka qenë, solidariteti dhe ndjeshmëria e shfaqur nga të gjithë profesionistët tanë shëndetësor ndaj miqve tanë nga Kosova. Veçanërisht krenohem që kemi siguruar përkthyes në momentin e duhur për të lënduarit. Për këtë unë i jam thellësisht mirënjohës ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Gezim Kasapolli, dhe folësve të tjerë të gjuhës shqipe, që jetojnë këtu në Kroaci.

Asnjë i lënduar nuk vdiq në spital. Si do ta vlerësonit këtë, ishte fat apo ishte puna e mrekullueshme e profesionistëve (stafit shëndetësor)?

Dr. Berosh: Nuk është fat, por një përgjigje standarde dhe etike mjekësore ndaj aksidenteve masive. Spitali në Slavonski Brod është një qendër trajnimi për përgjigje mjekësore ndaj aksidenteve të mëdha sipas programit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë që nga viti 2014.

Nëse është e mundur të iu bëj një pyetje pak politike. Ekziston një thënie qe thotë se “rasti heroizon njerëzit”, ndërsa në këtë rast “shteti Kroat është heroi”, a e pasqyron kjo miqësinë e fortë midis dy popujve?

Dr. Berosh: Kjo nuk është një çështje politike, por një çështje humane, ku madhësia e zemrave tona dhe madhështia e miqësisë midis Kroacisë dhe Kosovës ka më shumë vlerë se çdo motivim tjetër. Unë jam rritur dhe arsimuar për të ndihmuar njerëzit dhe kam dhënë një betim, të cilin unë vazhdoj ta mbaj si ministër i shëndetësisë dhe si një qenie njerëzore. Prandaj, Kroacia mban zi, dhe qëndron pranë popullit të Kosovës, siç do të bënte çdo individ.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit