3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

​Kompanitë po i largojnë punëtorët nga puna, pakoja emergjente, s’mjafton

Rekomandime

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, përmes një konference për media ka bërë të ditur se shumë kompani janë duke larguar nga puna punëtorët. Po ashtu, kjo sindikatë vlerëson se pako emergjente e miratuar nga qeveria nuk është e mjaftueshme.

Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat po ballafaqohen me shumë probleme.

- Advertisement -

Ende shumë punëtorë ballafaqohen me mungesë për masa mbrojtëse. Shumë kompani janë duke larguar punëtorët nga puna. Punëtorët kanë filluar t’iu ulin pozitat dhe t’iu ofrojnë kontrata tjera gjatë kësaj periudhe. Inspektorati i punës nuk do t’ia del të prezantimit të kësaj çështje”, tha ai.

Ai tha se Për shkelje të punëtorëve që po bëhen tani, kanë kërkuar nga qeveria që të ndërmerren masat ndaj kompanive.

Sa i përket pakos emergjente, Azemi tha se nuk do të arrijnë t’i paguajnë të gjithë punë torët e sektorit privat.

- Advertisement -

Pakoja emergjente ka bërë një gabim shumë të madje, sepse nuk është konsultuar fare. Derisa ka ndarë mjete për pagat e punëtorëve, as ata nuk e dinë se për cilat kategori janë ndarë. Rreth 120 mijë punëtorë i kemi pa kontrata puna dhe me kohë e kemi ndarë me qeverinë. I bëjë ftesë Ministrisë së Financave se nuk do të jetë e mjaftueshme shuma e paraparë. Të ketë një fond rezervë prej 36 milionë euro, për kategoritë që qeveria nuk i ka parë që të paguhen. Është jo serioze ta bëjmë një ndarje të tillë, mjekët stimulohen ndërsa punëtorët teknik që i pastrojnë shtretërit e personave të sëmurë nuk paguhen”, tha ai.

Ai po ashtu ka propozuar që të bëhet një nivelizim i pagave të punëtorëve të sektorit publik me ata të sektorit privat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit