-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

​Lajçak flet pas takimit Kurti – Vuçiq: Takimi ishte i vështirë

Rekomandime

Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, e ka vlerësuar të vështirë dhe me shumë pak progres takimin e dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Lajçak që së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Joseph Borrell ishin pjesë e këtij takimi tha se dy delegacionet diskutuan disa propozime konkrete, mirëpo rezultati i vetëm që mund të raportojë është se dialogu do të vazhdojë.

- Advertisement -

Takimi u zhvillua vetëm një muaj pas takimit të tyre të parë në kuadër të dialogut këtu në Bruksel. Takimi ishte i vështirë dhe demonstroi qasje shumë të ndryshme të të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pasojë, ne arritëm shumë pak progres sot. U diskutuan disa propozime konkrete, mirëpo rezultati i vetëm që mund të raportoj sot është se dialogu do të vazhdojë”, tha ai.

Palët ranë dakord që negociatorët kryesorë do të zhvillojnë takime mbi baza mujore, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet aktuale dhe për të përgatitur takime të nivelit të lartë kur është e përshtatshme.

“Për më tepër, të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen përsëri në shtator. Për ne, Bashkimin Evropian, është e rëndësishme të nënvizojmë se e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre. Prandaj, ne presim që të dy palët të punojnë së bashku për të kapërcyer të kaluarën dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis tyre”, tha Lajçak pas takimit Kurti-Vuçiq.

- Advertisement -

Në anën tjetër kryeministri Kurti tha se ka paraqitur një marrëveshje për paqe por që është refuzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ende pa u lexuar.

Ndërkohë edhe presidenti serb Vuçiq akuzoi Kurtin për kthim në shekullin e 19-të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit