11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

​Lajçak: Vizat duhet t’i largohen Kosovës

Rekomandime

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë sot se liberalizimi i vizave duhet të ndodh për Kosovë. Diplomati sllovak është shprehur se do të përdorë që mundësi në takimet e tij për t’i bindur shtetet anëtare të BE-së se Kosova meriton largim të vizave.

- Advertisement -

Sipas tij, Kosova do të marrë liberalizim të vizave, po në pyetje është koha kur do të bëhet.

“Unë mendoj si ju, vërtet besoj se vizat duhet të i largohen Kosovës. Komisioni Evropian ka qenë i qartë, fatkeqësisht akoma nuk ka pasur marrëveshje konsensuale mes shteteve anëtare për këtë. Unë përdorë çdo mundësi të mundshme me takimet e mija që Kosova meriton liberalizim të vizave duhet të marrë liberalizimin e vizave. Për mua pyetja është kur, dhe jo nëse do të bëhet”, tha ai.

Këto komente, Lajçak i bëri të enjten përmes një konference për medie, ku edhe përfundojë qëndrimin e tij tre ditor në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit