1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

​Nagavci: Rrëzimi i qeverisë Hoti është çështje ditësh

Rekomandime

Ka një muaj që kur u iniciua mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, por ende nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera parlamentare. E pavarësisht kësaj, partia e Albin Kurtit konsideron se rrëzimi i kryeministrit Avdullah Hoti është vetëm çështje ditësh.

- Advertisement -

Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm. Ajo për KosovaPress rendit arsyet se pse koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LDK duhet bie.

“Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në të mirë të vendit, e jo për mbështetje të LVV-së. Rrëzimi i kësaj qeverie është i pashmangshëm, është vetëm çështje ditësh, kohësh se kur do të ndodhë kjo, por sa më herët që të ndodhë, është më mirë për vendin”, thotë ajo.

Nagavci e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, thotë se deklaratat e kryeministrit Hoti po ndërrojnë nga dita në ditë për dialogun.

- Advertisement -

I njëjti për të është në detyrën e shefit të ekzekutivit vetëm për të realizuar projektet që janë nisur nga presidenti Thaçi.

“Për fat të keq tashmë është e qartë se deklaratat e kryeministrit Hoti ndërrojnë nga dita në ditë. Kishte premtuar se dialogu do të vazhdojnë vetëm për njohje finale. Por përfundojë me diçka që e pengon Kosovën edhe në realizimin e të drejtave të saj Kushtetuese…kryeministri Hoti asnjëherë në Kuvend nuk ka sjell një platformë asnjë herë nuk e ka bërë të qartë në mënyrë të dokumentar për Kuvendin se çka konkretisht janë çështjet për të cilat nuk mund të shkojë Kosova ose për kërkesat tona që duhet t’i bënim në raport me Serbinë. Gjithmonë deklaratat e tij kanë qenë shumë të përgjithshme kanë qenë të tilla që janë munduar të ikin të vërtetës që ai faktikisht është në një detyrë që i është përcaktuar në krye të qeverisë që është. Pra kryeministri Hoti është në këtë detyrë për të realizuar projekte veçse i ka nisur presidenti Thaçi”, u shpreh Nagavci.

- Advertisement -

Ndërkaq, u shpreh kritike edhe për përfshirjen e liqenit të Ujmanit në marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë.

“Për fat të keq Liqeni i Ujmanit u vu në tryezën e bisedimeve me Serbinë pa asnjë të drejtë, ligjore, historike e as diplomatike. Kjo tregon edhe në këtë rast për fat të keq që partitë që janë në pushtet kanë interesin e tyre partiak në radhë të parë”, thotë ajo.

Nagavci foli edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Gjatë kësaj kohës sa është në detyrën e kryeparlamentares sigurisht që kemi pasur një bashkëpunim. Besojmë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të rritet edhe në të ardhmen. E dini se si LVV i kemi pasur të qarta qëndrimet tona, të vazhdueshme dhe të shprehura në mënyrë publike. Kështu që të gjithë ata që ndihen të afërt dhe besojnë në parimet dhe qëndrimet që i mbështesin jemi të gatshëm dhe interesuar për bashkëpunim. Sigurisht zonja Osmani si gruaja më e votuar dhe person që ka qëndruar prapa qëndrimeve të saj për një kohë të gjatë ne presim të kemi një bashkëpunim dhe kjo është e mirëseardhur”, thotë ajo.

Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar kritikat karshi qeverisë Hoti pas arritjes së marrëveshjes në Uashington për normalizim ekonomik.

Ish partia në pushtet në muajin gusht ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, por që ende nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 31 nënshkrime për të proceduar tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit