3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

​Thaçi: Në Uashington do të shkojmë me flamurin shtetëror

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot se Kosova në takimin e 27 qershorit me Serbinë, i cili do të mbahet në Uashington, do të shkojë me flamurin shtetëror, që është integriteti territorial i Kosovës. I pari i shtetit tha se delegacioni kosovarë do të jenë i unifikuar, por sipas tij, Kushtetuta e thotë qartë se kushdo të jenë në krye të tij.

- Advertisement -

Kreu i vendit u shpreh se përballë dy zyrtarëve serbë, nuk mund të shkojnë dy milionë njerëz, por vetëm përfaqësuesit legjitim dhe legal në hierarkinë institucionale.

“Takimi në Uashington do t’i kontribuoj konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Tërë procesi si gjithmonë edhe tani do të jetë me transparencë të plotë. Kosova në Uashington shkon me flamurin shtetëror që është integriteti territorial i Republikës së Kosovës”, tha ai

I pyetur për mos koordinimin e qeverisë, siç e kishte cilësuar të “pakicës shqiptare”, me dy partitë opozitare që e përbëjnë shumicën shqiptare në Kuvend, Thaçi tha se duhet të punohet shumë për unifikimin e spektrit politikë, pasi në fund marrëveshja do të shkojë tek të zgjedhurit e popullit për votim.

- Advertisement -

Derisa edhe e përshëndeti qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për mbështetjen për takimin e Uashingtonit.

“Në konferenca ndërkombëtare duhet të shkojmë si shtet me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore. Hierarkinë institucionale, natyrisht në fund marrëveshja do të votohet në Parlamentin e Kosovës, nuk mund të shkojmë 2 milionë njerëz në një konferencë ndërkombëtare përballë dy zyrtarëve të Serbisë”, tha ai.

- Advertisement -

Për atë se kush do të jetë “udhëheqësi”, i delegacionit kosovarë, kreu i vendit, tha se Kosova duhet të flet me një zë.

“Ne do të flasim me një zë, do të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Do të kemi një koordinim të mirë ndërinstitucional, konsultat janë duke vazhduar. Kosova ka bartësit e institucioneve të shtetit, përfaqësuesit legjitim dhe legal në hierarkinë institucionale. Por për të shuar vëmendjen dhe kureshtjen tuaj, përgjegjësitë janë shumë të qarta në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në të njëjtën kohë, do të punojmë që të kemi një koordinim të ngushtë dhe efektiv”, tha ai.

Presidenti i Kosovës nuk i kurseu kritikat ndaj BE-së. Sipas tij, këta të fundit hyjnë me një mangësi të madhe në procesin e dialogut.

“BE-ja në këtë proces hynë me një hendikep shumë të madh. Hendikepin e mos liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjë që e rritë mosbesimin dhe dëshpërimin e njerëzve në Kosovë për misionin e tyre dhe përkushtimin e tyre aktual. Si do të jetë ne do të punojmë ngushtë që të kemi sukses edhe në samitin e Parisit që do të mbahet në javën e tretë të muajit korrik”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, sot ka përfunduar takimin e tij tre ditor, emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili tha se në arritjen e në marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të anashkalohet BE-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit