2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

100 majmunët që u aksidentuan me kamion rrezikojnë përhapjen e një virusi të ri

Rekomandime

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka kërkuar që kushdo që ka pasur kontakt me 100 majmunët e aksidentuar në një kamion në Pelsivani të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Siç raporton Daily Mail, majmunët po ngjallin frikë për një infeksion të ri, pasi një grua që ra në kontakt me primatët filloi të mos ndihej mirë.

- Advertisement -

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur të gjithë majmunët, tre prej të cilëve mësohet se janë eutanizuar.

Një ditë pas aksidentit, gruaja që u aksidentua me kamionin papritmas përjetoi kollë dhe skuqje të syve, e cila u bë aq e keqe sa që asaj iu desh të vizitonte qendrën emergjente në Danville të SHBA-së.

Mjekët e sëmundjeve infektive i dhanë asaj një nga katër injeksionet kundër tërbimit së bashku me disa ilaçe antivirale.

- Advertisement -

“Kam folur me policinë dhe me CDC, më njoftuan se jam me rrezik shumë të ulët, nuk e di ende se çfarë. Por simptomat e mia janë simptoma të Covid”, ka thënë ajo.

Majmunët, ADN-ja e të cilëve është e ngjashme me atë të njerëzve, kanë qenë të kërkuar në mes të pandemisë COVID-19. Disa shkencëtarë bënin thirrje për një rezervë urgjente të subjekteve të testimit të ngjashme me rezervat e vendit të naftës dhe drithit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit