-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“100 mijë dollarë në muaj”, reagon Grenell

Rekomandime

Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sqaruar pagesën e përfolur nga Serbia për lobim.

Grenell ka mohuar një pretendim të tillë, i cili u ngrit sot nga analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, i cili tha se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin.

- Advertisement -

“Nuk duhet ti besosh më kurrë kujtdo që ka thënë një gjë të tillë. Nuk është e vërtetë. Ata (Qeveria e Serbisë) nuk më paguajnë mua asnjë cent” – tha Grenell për Gazetën Insajderi.

Ish-i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas Janjiqit ky politikan amerikan haptazi mbron interesat e Serbisë sa herë që i jepet rasti.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.

- Advertisement -

“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka shtuar Janjiq.

Richard Grenell ditë më parë kujtoi faktin se një vit më parë, më 4 shtator, bota festoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -

Sipas Grenell, presidenti Donald Trump kishte sjellë së bashku kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për siç ka thënë Grenell “të ndërmarrë një hap të madh drejt zgjidhjes së konfliktit të tyre historik”.

“Ishte vizioni i Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe për të ndihmuar në krijimin e një rigjallërimi të plotë në të gjithë Ballkanin. Presidenti Trump besonte se konflikti i perceptuar po ndikonte në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik për të gjithë të përfshirë. Ai gjithashtu besonte se strategjia e të folurit të vazhdueshëm rreth politikës, e udhëhequr nga evropianët, nuk po funksiononte”.

Megjithatë, siç ka vlerësuar Grenell në një shkrim për “theFederalist”, kjo nuk po ndodh në kohën kur Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga Joe Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit