Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për 103 rastet e reja me koronavirus.
Këto raste vijnë nga disa komuna të Kosovës, ku prin Prishtina me 28 raste, Podujeva me 16 raste, Ferizaj 12 raste, Mitrovica 10 raste, Drenasi 7, Prizreni 6, Gjilani 5, Vushtrria 5, Fushë Kosova 5, Shtime 4, Suhareka 3, Kaçaniku dhe Skenderaj nga një rast.
“Janë marrë gjithsej 489 mostra prej të cilave 103 kanë rezultuar pozitive. Numri total i rasteve ka arritur në 5 mijë e 472″, ka njoftuar IKSHPK-ja./