2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

12 kandidatët e LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Rekomandime

Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 13% të votave, prej të cilave ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Mediat kanë siguruar emrat e 12 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Në krye të listës (pa votat e diaspores) është Avdullah Hoti, pastaj Kujtimi Shala, Hykmete Bajrami, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Marigona Geci, Agim Veliu, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Ekrem Hyseni, Arben Gashi e Besian Mustafa.

Ndërsa dy femrat tjera që do të futën në Kuvend nga LDK ende nuk dihet.

Ndërkohë Visar Hoti, Driton Selmanaj dhe Shkumbin Gashi janë garë për të hyrë po ashtu në Kuvend, e për ta përmbyllur numrin prej 15 deputetëve.

- Advertisement -

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e Këshillave të Vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës mori 103.507 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo 13,08% duke u renditur si subjekti i tretë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit