1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

13 vjedhje të rënda për pesë ditë, hajnat në kohë pandemie vjedhin çka u del përpara!

Rekomandime

13 vjedhje të rënda kanë ndodhur që nga e hëna deri të premtën në territorin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të raporteve ditore të Policisë së Kosovës, kryesit e veprës penale nuk kanë kursyer asgjë për të marrë me vete.

- Advertisement -

Siç duket kosovarët kanë shfrytëzuar kohën e pandemisë për të sulmuar shtëpi, dyqane, depo e lokale, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, të dyshuarit në vendet e ngjarjes kishin vjedhur, mjaltë, pjesë të traktorit, para të gatshme, gypa të bakrit, motoçikleta e telefonë.

E Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj vetëm tre persona që kaë vjedhur gjësendë, tre në Pejë.

- Advertisement -

Ndërsa rastet e tjera janë ende nën hetime.

Raportet e Policisë për vjedhjet:

- Advertisement -

Prishtinë – Shkup 07.05.2020 – 05:48. Dy viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në depon e tyre dhe kishin vjedhë mjete pune disa prej tyre edhe makina elektrike vlera e të cilave sipas viktimave vlerësohet e lart. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Pejë 07.05.2020-10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty i kanë vjedhur disa gypa të bakrit. Vlera e dëmit nuk dihet ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Rr.Tranzit-Pejë 07.05.2020, 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur duke vjedhur gjësende të ndryshme në një lokal. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 06.05.2020 – 21:40. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një marketi ka informuar se ka ndaluar njërin nga të dyshuarit, të cilët kishin vjedhur mjaltë, me vlerë rreth 250 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 06.05.2020 – 04:00/05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në garazhdën e tij, me ç ‘rast i kanë vjedhur dy motoçikleta. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Agim Binak Qelaj, Pejë 06.05.2020 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në marketin e viktimës mashkull kosovar, kishte vjedhur një telefon dhe 20 euro para të metalta. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Habib Zeka, Podujevë, 05.05.2020 – 22:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona NN nga shtëpia e tij i janë vjedhur euro para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

Rr. Drvarska, Mitrovicë –Veri, 04.05.2020-22:40.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore. Rasti nën hetime.

Rr. Krajl Petri, Zveçan, 04.05.2020-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës nga person atë panjohur i është thyer lokali i tij market. Rasti nën hetime.

Dresnik, Klinë, 04.05.2020-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur disa pajisje të traktorit si dhe vegla tjera të punës. Rasti nën hetime.

Fsh. Ujmir, Klinë, 01.05.2020-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur arma e gjuetisë të cilën e kishte pasur me leje të skaduar. Rasti nën hetime.

Gllogoc 02.05.2020 – 23:52. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka vërejtur një person të dyshuar në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në perëndim, sipas ankuesit i dyshuari ka shtënë me armë dhe është brenda shtëpisë. Janë angazhuar njësitet policore NJRSH dhe NJSI që gjatë kontrollit të shtëpisë nuk kanë hasur në të dyshuarin, kanë gjetur një monedhë prej 50 eurosh që dyshohet se është vjedhur, ndërsa sa i përket të shtënave nuk është gjetur ndonjë dëshmi. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.

Fsh.Smrekonice 03.05.2020-21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një I dyshuar i panjohur ka tentuar të kryej vjedhje në shtëpin e tij, ku gjatë ikjes ka sulmuar me një shkop vajzën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit