0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“14 vjeçarja serbe vdiq si shkak i propagandës serbe se nuk duhet të marrin trajtim nga mjekët shqiptarë”

Rekomandime

Ditë më parë është raportuar se një 14 vjeçare ka humbur jetën në Brezovicë.

- Advertisement -

E njëjta u tha se ishte rrëzuar përgjatë skijimit në qendrën skijatore në Brezovicë e si shkak i lëndimeve të marra nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me këtë rast, detaje të tjera ka dhënë këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

Dalipi tha se një vajzë 14 vjeçare serbe e Kosovës vdiq për shkak të një narrative të rreme të propagandës së qeverisë serbe se serbët e Kosovës duhet të shmangin trajtimin nga mjekët shqitparë të Kosovës.

- Advertisement -

“Vajza, për fat të keq, pësoi një lëndim në shpretkë gjatë skijimit në qendrën skijimore në Brezovicë më 15 shkurt. Ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, 2 orë larg, duke anashkaluar dy më të afërtat (Ferizaj-30 min dhe Prishtinë-50 min). Dhe u bë tepër vonë për ta shpëtuar”,tha Dalipi.

- Advertisement -

Ai gjithashtu shtoi se janë dhjetëra mjekë shqiptarë me eksperiencë të mirë që mund ta kishin trajtuar vajzën në Ferizaj apo Prishtinë dhe se ndoshta ajo mund të ishte shpëtuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit