5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

15 familjarë bëhen ‘copa’ për pronë në Rahovec, përfshihen edhe gratë

Rekomandime

Një rrahje masive ka ndodhur mes disa familjarëve (të cilët jetojnë ndaras), mbrëmë në Rahovec. Në rrahje janë përfshirë 15 persona, në mesin e tyre edhe 3 gra.

- Advertisement -

Shumë nga ta kanë pranuar ndihmë mjekësore, tre janë ndaluar në Spitalin e Gjakovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, e disa të tjerë më urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Gazeta Sinjali merr vesh se rrahja masive mes familjarëve dyshohet se ka ndodhur për shkaqe pronësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale në Gjakovë, Lirije Podrimaj.

- Advertisement -

“Po është e vërtetë që ka ndodhur. Rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras . Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi Podrimaj

Podrimaj tha se në rrahje janë përshirë edhe tri gra. Ndërsa pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë 6 persona.

- Advertisement -

“Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta”, përfundoi Podrimaj.

Në Kosovë rrahjet për shkaqe pronësore janë të shpeshta, shumë nga konfliktet fizike përfundojnë edhe me të vrarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit