15 maune me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të futen sot në Kosovë, pasi nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar sipas vendimit të fundit të Qeverisë për masa reciproke, ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci.
Për maunet që janë nisur nga Kosova për në Serbi, sipas Stavilecit që njoftoi për Kohën, nuk ka informata se janë kthyer prapa.
Qeveria mori vendim të dielën për ashpërsimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.
Mallrat nga Serbia, për t’u futur në vend, sipas vendimit të fundit, duhet t’i referohen Kosovës me emrin kushtetues, Republika e Kosovës.