3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

15-të vjeçarja nga Kosova boton romanin e saj të parë në Gjermani

Rekomandime

Nxënësja 15-vjeçare nga Landau ka shkruar një roman prej 336 faqesh, i cili është botuar më në fund, në fillim të janarit të këtij viti. Romani titullohet “Coldhearted Mafia Boss” që përkthyer në shqip i bie ‘Bosi pandjenja i mafias’, transmeton KultPlus.

- Advertisement -

Gerta Miftari është një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin e qytetit gjerman, Landau. 15-vjeçarja me prejardhje kosovare, është shumë punëtore ambicioze dhe e angazhuar. Ajo është gjithashtu shumë e lidhur me Kosovën, nga vijnë prindërit e saj, shkruan “Landauer Zeitung”.

Përveç notave të mira në shkollë, Gerta tani ka botuar librin e saj të parë, të cilin e prezanton në bisedë me gazetën në fjalë. E veçanta për këtë libër është se ai është shkruar në anglisht dhe se nuk mbaron siç do të dëshironin lexuesit.

Në libër bëhet fjalë për një grua që, ashtu si Gerta, ka rrënjë kosovare. Protagonistja është rritur në Amerikë dhe është detyruar të martohej nga prindërit e saj me një shef të pasur të një kompanie…

- Advertisement -

E pyetur nga gazeta se për çfarë bën fjalë libri, Gerta thotë se aty “bëhet fjalë për një vajzë, e cila është martuar me dhunë me një burrë, i cili është shef mafioz. Kjo gjë zbulohet shpejt kur ta lexoni librin. Pas martesës, dashuria në të vërtetë lind nga detyrimi. Pra, martesa e detyruar nuk është problemi më i madh që ka personazhi kryesor, por gënjeshtrat që ajo do të përjetojë në jetën e saj. Në rrethana të tilla ajo mëson shumë për veten e saj”, përcjell KultPlus.

Gerta ka porositur një kuti me dhjetë kopje të librit t`ia dërgojnë në shtëpi. “Për miqtë dhe familjen time”, thotë Gerta Miftari. Duhet të kemi parasysh se nxënësja 15-vjeçare nga Landau ka shkruar një roman prej 336 faqesh, i cili është botuar më në fund, në fillim të janarit të këtij viti. 0

- Advertisement -

“Ende nuk mund ta besoj. Është diçka e mahnitshme të jem në gjendje ta mbaj librin në duart e mia”, thotë Gerta.

Për shkak se libri në të vërtetë ka përfunduar para më shumë se gjysmë viti, fillimisht Gerta e pati publikuar atë në formë digjitale në platformën online Wattpad. Megjithatë, për një kohë të gjatë, ajo nuk kishte mundur të gjente një botues që dëshironte ta shtypte dhe shpërndante librin, përcjell albinfo.ch. Disa prej tyre i kanë shkruar asaj, ndërsa shumica nuk i janë përgjigjur fare, thotë Gerta.

Heyne-Verlag gjithashtu kishte hedhur poshtë librin e saj, por të paktën i kishte dhënë asaj sugjerimin që ta “vetë-botonte” në platformën vetë-botuese Tëentysix. Dhe kjo doli me sukses: Që nga 7 janari, libri është prezantuar në faqen e internetit të botuesit, ku mund të porositet si libër i shtypur ose të shkarkohet si një libër elektronik

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit