-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

16 vjet nga vdekja e Rugovës – Skandali i madh që kishte turpëruar shqiptarët në ditën e varrimit

Rekomandime

Në ditën e ftohtë të 21 janarit të 2006’tës të gjithë ishin mobilizuar për ta nderuar figurën e Ibrahim Rugoves, njeriut që udhëhoqi shqiptarët e Kosovës për më shumë se një dekadë e gjysmë.

- Advertisement -

Ndjeheshin se kishin borxh moral ndaj njeriut që e bëri Kosovën të njohur ndërkombëtarisht dhe ndihmoi në pavarësimin e saj.

Vetëm dikush që e kishte obligim zyrtar që ta bënte këtë kishte refuzuar, shkruan Gazeta Insajderi.

Presidenti historik ishte varrosur pa nderimet e Gardës së ushtrisë së Kosovës, për themelimin e se cilës kishte kontribouar gjatë.

- Advertisement -

Ishte Nuredin Lushtaku, atëkohë komandant i Gardës së TMK-së, që kishte refuzuar dërgimin e pjesëtarëve të gardës në varrimin e Rugovës.

“Në atë kohë më është kërkuar nga ish-komandanti i TMK-së Agim Çeku, që t’i dërgoj pjesëtarët e Gardës në ceremoni mortore. E kemi diskutuar dy-tri herë këtë punë. Unë nuk kam qenë i pajtimit që t’i dërgoj edhe pse nuk kam pasur një urdhër me shkrim. Unë e kam vlerësuar që nuk ka arsye që pjesëtarët e Gardës t’i dërgoj për ta nderuar Ibrahim Rugovën”, kishte thënë Nuredin Lushtaku.

- Advertisement -

Ai madje përmende disa arsye banale për këtë skandal gjatë detyrës së tij si komandant i Gardës së TMK-së.

“Për mua ka qenë një arsye e madhe që të mos i dërgoj. Derisa ai qysh në vitet e paraluftës dhe në kohën e formimit të UÇK-së, asnjëherë nuk e ka njohur UÇK-në, nuk e ka ndihmuar ushtrinë me asgjë, përkundrazi ka pas lloj-lloj etiketimesh prej tij. ‘Jo janë dorë e zgjatur e Serbisë, pjellë e UDB-së’ e plot etiketime tjera. Fjalë më e keqe dhe më e poshtër se me thënë; ‘janë dorë e zgjatur e Serbisë’, për mua nuk ka pasur në atë kohë”.

“UÇK-në nuk e ka njohur asnjëherë, nuk ka qenë asnjëherë te asnjë varr i asnjë dëshmori ta nderojë. Le që nuk ka qenë as te varri i komandantit Adem Jashari, por asnjë lule nuk e ka qitë mbi asnjë varr të asnjë ushtari. Unë kam vlerësuar se nuk ka asnjë arsye që t’i bëjmë nder atij”, thoshte Lushtaku duke u mburrw pwr veprimin skandaloz tw tij.

Lajmi se Rugova do të varrosej pa gardë kishte shokuar të gjithë.

Mirëpo, njeriu që kishte refuzuar ta bënte këtë ende nuk është penduar.

“Asnjëherë. Edhe sot po të më jepej mundësia, të njëjtin veprim do ta bëja. Bile e ndjej veten mirë që e kam pasur atë mundësi”.

“Edhe po të ishte Garda sot dhe unë të isha komandant, e jo veq sot, por edhe gjatë gjithë karrierës time, e kisha bërë të njëjtën punë”, kishte thënë Lushtaku për media.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu pati deklaruar se për këtë veprim skandaloz, përgjegjësia bie mbi Agim Çekun sepse në atë kohë ai ishte Komandant i Përgjithshëm i TMK-së.

“Njerëzit që kanë qenë në TMK e kanë penguar dhe dikush pas shpine. Agim Çeku mund të ketë barrën sepse ka qenë komandant aty. Nuredin Lushtaku ka përgjegjësi sepse ka qenë komandant i gardës”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu.

Pas refuzimit të Gardës për përcjelljen e trupit të Ibrahim Rugovës për në banesën e fundit, Shërbimi Policor i Kosovës e kishte kryer me përgjegjësi këtë detyrë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit