5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

19 të vdekur, por bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Rekomandime

19 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 468 raste të reja pozitive.

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se po ashtu janë shëruar edhe 683 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195.

Ky është njoftimi i plot i IKSHPK-së:1314 TESTIME, 683 TË SHËRUAR DHE 468 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195.Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën! Respektoni distancën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit