4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

21 nën pranga sot, vlera e dëmit mbi 1 milion euro – flet prokurori i çështjes

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë në konferencë për media lidhur me aksionin që është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.

Prokurori i çështjes, Rafet Halimi, tha se operacioni është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

- Advertisement -

Numri i të arrstuarve është 21. Nga ky numër, 14 janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe zyrtarë në Komuna të Kosovës.

Ai tha se shumica e të arrestuarve janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrjejshme. Të njejtit dyshohen për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtim ndikimi, legalizim i përmbajtje së rreme, mashtrim me subvencione, etj.

“Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penaIe të lartëcekura dhe ndaj tyre do të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha ai.

- Advertisement -

Prokurori tha se aksioni është duke vazhduar dhe do të vazhdojë.

Teksa shtoi se vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro.

- Advertisement -

Operacioni i sotëm është vazhdim i atij të ndodhur në shkurt të këtij viti ku ishin arrstuar 12 persona.

Tutje, në konferencë janë inkurajuar qytetarët që të raportojnë rastet që ndërlidhen me keqpërdorim dhe korrupsion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit