-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

23 vjeçari Ermir Loka pasi shkaktoi vdekjen e 72 vjeçarit në semafor të kuq korrikun e kaluar, u largua pa e ndihmuar madje duke i thënë se i kishte prishur biçikletën

Rekomandime

Ministrja e Brendshme e Anglisë, Priti Patel ka deklaruar sot se emigranti shqiptar që përplasi për vdekje me biçikletë një punonjës spitali duhet të dëbohet në Shqipëri sapo të kryejë dy vite burgim.

Rasti i tij u publikua në mediat britanike, 23 vjeçari Ermir Loka pasi shkaktoi vdekjen e 72 vjeçarit në semafor të kuq korrikun e kaluar, u largua pa e ndihmuar madje duke i thënë se i kishte prishur biçikletën.

- Advertisement -

Për shkak të dëmtimit që mori në pjesë të kokës, 72 vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë 8 ditë më vonë në spital. Ngjarja ndodhi teksa ai po përshkonte rrugën nga Spitali Mbretëror i Londrës në Whitechapel. Pak javë më parë, ministrja e Brendshme nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për të dëbuar emigrantët shqiptarë pa të drejtë qëndrimi në Britani dhe të dënuar.

Pragu për dëbimin është një dënim mbi 12 muaj, ndërsa Ermir Loka është dënuar me 2 vite burg. Ai u kritikua në rrjet, pasi në vend që të ndihmonte viktimën në momentet e para të përplasjes, ai e la të shtrirë në tokë dhe madje i tha: Shiko çfarë i bëre biçiletës.

- Advertisement -

Në seancën gjyqësore ai ka deklaruar se është larguar pasi kishte frikë se do kapej nga autoritetet dhe do dëbohej. Ai ka qenë në paraburgim në pritje të gjyqit për një vit, por më pas u la i lirë.

- Advertisement -

Familjarët e viktimës McCombie kanë thënë: “Ai e la Peter të shtrirë në rrugë të plagosur rëndë, mendoi vetëm për veten e tij. Kjo lloj sjellje është përtej përbuzjes. Zemërimi që ndjejmë ndaj tij shkon përtej fjalëve. As nuk durojmë dot t’i përmendim emrin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit