14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

25 serbë morën mbi 600 mijë euro paga në MTI pa shkuar asnjë ditë në punë

Rekomandime

Përshkak të keqpërdorimeve të parasë publike, inicim të rishikimit të të gjitha zonave ekonomike në Kosovë ka paralajmëruar të martën ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare.

Sipas ministres Hajdari, fatin e këtij rishikimi do ta ketë edhe Zona Ekonomike në Drenas.

- Advertisement -

Në këtë raportim, duke folur për raportin e auditimit për pasqyrat financiare të MTI-së për vitin 2020, ka përmendur keqpërdorimet me paranë publike, parregullsitë e mangësitë për ndërtimin e parkut industrial në Lumadh të Vushtrrisë.

Hajdari: Ne do të iniciojmë rishikimin e të gjitha zonave ekonomike

“Në mënyrë që të sigurojmë sukses dhe arritje të efektshmërisë së parasë publike të investuara në të gjitha parqet industriale, ne do të iniciojmë rishikimin e të gjitha zonave ekonomike, respektivisht parqeve industriale të ndërtuara dhe tani në ndërtim e sipër. Pse e them këtë? Sepse nuk është vetëm kjo zonë ekonomike ose park industrial (në Lumadh) që ka probleme, por jemi të vetëdijshëm edhe për zonat tjera nuk janë ndërtuar me studimet e arsyeshmërisë paraprake, me specifikacione të qarta të termave të referencës dhe ndoshta edhe me devijime të gjatë ekzekutimit, të cilat do t’i shohim në rishikim dhe vlerësim[…]Sa i përket Zonës Ekonomike në Drenas, jam në kontakt me BERZH, e cila është zotuar që do të ndihmojë në hartimin e termave të referencës dhe asistencën teknike për të sjellë një model se si bëhet një rishikim i zonës ekonomike”, theksoi Hajdari.

- Advertisement -

Por deputetë nga opozita PDK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë mbledhje, as kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami që vije nga LDK-ja, raporton KP. Deputetja nga AAK, Albana Bytyçi, bojkotoi mbledhjen, duke e arsyetuar këtë me mospjesëmarrjen e deputetëve të tjerë nga opozita.

Në komisionin e kryesuar nga zëvëndëskryetarja, Arta Bajralija nga VV, Hajdari u shpreh se Deri tani më shqetësuese për ministren e MINT mbetet keqpërdorimi i mbi 100 mijë eurove për devijimin e projektit të Zonës Ekonomike në Lumadh.

- Advertisement -

Hajdari: Projekti në Lumadh është serioz sa i përket keqpërdorimit të parasë publike

“Unë kam vetëm një çështje që më brengosë shumë, është gjetja parë, mangësi në projektin ndërtimi i infrastrukturës për parkun industrial në Lumadh. Nëse të gjithë qytetarët tanë që e shohin këtë gjetje, kjo të jep mesazhin që është bërë një dëm i madh. Unë veç sa tash kam filluar të shikoj se kush ka qenë përgjegjës për këtë projekt. Kush ishte menaxheri, kush ishte ai që ishte pajtuar me kontraktuesin dhe të gjithë këto duhet të adresohen sipas ligjit. Por, pse nuk është një rekomandim se si të adresohen këto probleme. Rekomandimi i auditorit, nuk e shpreh sa serioze kjo çështje e e gjetjeve të parë. Vërtet është brengosëse, dhe serioze sa i përket keqpërdorimit të parasë publike”, thekson ajo.

Ndërsa, deputeti nga LVV-ja Eman Rrahmani ngriti çështjen e punësimit të 25 zyrtarëve serb në MTI, të cilët morën paga mbi 600 mijë euro që prej vitit 2016 pa shkuar as edhe një ditë në punë.

Deputeti Rrahmani tha se Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet të dakorduara të marrëveshjes së Brukselit për normazlimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për realizimin e marrëveshjes së ashtuquajtur mbrojtja civile, përmes këtij vendimi MTI ka angazhuar 25 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës.

Rrahmani: Shpenzimet për pagat e serbëve pa shkuar në punë farë janë rreth 600 mijë euro

Këta punonjës nuk kanë punuar asnjë herë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar akt-emërimet e tyre. Shpenzimet totale për pagat e këtyre të punësuarve për vitin 2020 ishin 122 mijë e 738 euro, edhe pse për të njëjtit nuk ka dëshmi të vijueshmërisë në punë. Për periudhën pesë vjeçare i bie që diku mbi 600 mijë euro janë paguar këta punonjës pa shkuar as edhe një ditë në punë”, theksoi Rrahmani.

Duke iu përgjigjur deputetit Rrahmani, ministrja Hajdari u shpreh se ka mjaft parregullsi, si në punësime, ashtu edhe për ato kontratë mbi vepër dhe të gjetura të tjera të cilat do të adresohen tani nga MINT.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit