Të mërkurën në mëngjes, një 28-vjeçar kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese.
Ndërsa ikte nga Policia, ai u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt, shkruan Blick.ch.
Trupi u gjet pak pas orës 10:00 në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas Policisë së kantonit, transmeton Indeksonline.
Viktima është një 28-vjeçar kosovar pa adresë të përhershme.
Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu kishte ndaluar hyrja në vend.