6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

28-vjeçarja ia pret organin gjenital të dashurit me gërshërë të krasitjes

Rekomandime

Argjentinasja Brenda Barattini është dënuar me 13 vjet burg, pasi ia kishte prerë penisin të dashurit të saj. Ajo akuzohet për tentim vrasje.

Një juri gjyqtarësh e Córdoba City e dënoi 28-vjeçaren Brenda Barattini të mërkurën, ndonëse ajo mohoi çdo qëllim vrasjeje

- Advertisement -

Sipas viktimës, ajo zhvilloi një lojë dashurie të keqe, ia mbylli sytë të dashurit dhe pastaj ia preu penisim me gërshërë të krasitjes. Burri kishte ikur i gjakosur rëndë dhe fillimisht shkoi te fqinjët. Ai duhej t’i nënshtrohej disa operacioneve.

Në gjykim, ajo tha se i dashuri i saj e preku atë në intimitet. Ai i kishte treguar shokëve të saj video intime të të dashurës. “Ai lëndoi intimitetin tim, jetën time, karrierën time”, tha Barattini.

Para aktgjykimit, Barattini shprehu keqardhje për aktin. “Më vjen shumë keq.” Por ajo kurrë nuk kishte menduar ta vriste të dashurin e saj. “Unë kam shkatërruar jetën time, unë dua të kthehem në jetën time normale”, tha ajo.

- Advertisement -

Avokati i saj paralajmëroi një apel kundër aktgjykimit. Në Argjentinë, askush nuk ishte dënuar kurrë për vrasje në tentativë për shkak të dëmtimit të penisit, argumentoi Iván Sironi. Prokurorja Laura Battistelli përsëriti vlerësimin e saj që gruaja kishte dashur të vriste të dashurin e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit