-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“35 milionë euro dëme”: Ramiz Kelmendi del me detaje pasi u dogj depoja e “Elkos” në Pejë

Rekomandime

Biznesmeni dhe pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi ka reaguar pasi një pjesë e kësaj qendre në Pejë është djegur mëngjesin e sotëm.

- Advertisement -

Ai ka dhënë detaje duke treguar se nuk dihet ende shkaqet, derisa thotë se zjarri dyshohet se ka filluar rreth orës 08:15.

“Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00).” – ka thënë ai.

Veç kësaj, Kelmendi ka thënë se dëmi, sipas informacioneve deri në këtë fazë, parashihet të jetë rreth 35 milionë euro.

- Advertisement -

“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.” – ka thënë tutje ai.

Në fund, ai ka shkruar: “Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit