1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

3500 euro rrogë, Osaj që u kap sot nga Policia ishte arrestuar edhe vitin e kaluar

Rekomandime

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit dhe dy zyrtarët të tjerë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

- Advertisement -

E një nga të arrestuarit është Armend Osaj, fytyrë e njohur për publikun edhe për një arrestim të bërë vitin e kaluar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri ka mësuar se Osaj ishte arrestuar edhe më 6 mars të vitit 2020, lidhur me një dyshim për nënshkrim të marrëveshjeve që dëmtonin Telekomin e Kosovës deri në 100 mijë euro.

Një raport që ka siguruar gazeta, tregohet se Osajt dhe tre të tjerëve u ishin bastisur zyrat lidhur me këtë dyshim, për çka kishte raportuar edhe Reporteri.net.

- Advertisement -

Atë botë, Osaj ishte drejtor dhe merrte pagë prej hiç më pak se 3 mijë e 529 eurosh. Pas këtij arrestimi, Osaj nuk ishte më pjesë e Telekom dhe sot u arrestua në cilësinë e ish-drejtorit.

Ndër të tjera, Osaj ka një afërsi me ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj, ku i arrestuari kishte punuar si drejtor në kompaninë e tij.

- Advertisement -

Sidoqoftë, Policia ka konfirmuar aksionin e sotëm duke potencuar se është bërë me urdhëresë të Gjykatës.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, thënë Policia.

Ndryshe, Telekomi i Kosovës është përfshirë në skandale të shumta kohën e fundit, ku u zbuluan marrëveshje të shumta që ishin bërë në dëm të kësaj ndërmarrjeje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit