1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

38 milionë për rrugën Prishtinë – Podujevë: Ministria e Liburn Aliut tenton ta vlerësojë me kritere të jashtëligjshme tenderin

Rekomandime

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, para pak javësh ka hapur tenderin më të madh që prej kohës kur në krye të këtij institucioni janë emëruar, ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi tij, Hysen Dumrishi. Në një vlerë prej 38 milionë euro, është planifikuar të nënshkruhen pesë kontrata për tenderin e zgjerimit të rrugës nacionale, Prishtinë – Besi – Podujevë. Periskopi u ka bërë një analizë kritereve përzgjedhëse që janë vendosur nga ministria për të përcaktuar fituesit. Nga të gjeturat, ka rezultuar se prokurimi i Ministrisë ka vendosur kritere vlerësuese për dhënie të kontratës që janë në kundërshtim Ligjin e Prokurimit Publik.

- Advertisement -

Ndryshe nga herët tjera, tenderi ‘ekonomikisht më i favorshëm’ – kriter që rrallë aplikohet në Kosovë, është përcaktuar si kriteri i dhënies së kontratës 38 milionëshe, në të cilën Ministria Infrastrukturës në përzgjedhjen e kandidatit pretendon për një qasje kosto-efikasitetit në vend se vetëm të çmimit për shpërblim të një kontrate.

Pra, Ministria ka vendosur që të procedojë ‘Tenderi ekonomikisht më i favorshëm’ (TEMF) dhe te shkojë drejtpërdrejte më vlerësim të dhënies së kontratës, por kriteret që i ka vendosur në vlerësim për dhënie të kontratës, janë kritere që kanë të bëjnë një tjetër proces të përzgjedhjes.

Pra, Ministria ka vendosur që të procedojë ‘Tenderi ekonomikisht më i favorshëm’ (TEMF) dhe te shkojë drejtpërdrejte më vlerësim të dhënies së kontratës, por kriteret që i ka vendosur në vlerësim për dhënie të kontratës, janë kritere që kanë të bëjnë një tjetër proces të përzgjedhjes.

- Advertisement -

Dallimi midis kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve të dhënies duhet të jetë i qartë, pasi që dy llojet e kritereve përdoren në faza të ndryshme të vlerësimit, që shërbejnë për qëllime të ndryshme. Ministria nuk ka vendosur që të shkojë më parakualifikim, ku njëherë duhet të bëhet vlerësimi i kritereve, e pastaj vlerësimi për dhënie. Ka ka vendosur që të bëjë drejtpërdrejte vlerësim për dhënie të kontratës, pa i kualifikuar kompanitë paraprakishtë. Por, i ka përzier qëllimshëm kriteret për vlerësim të dhënies së kontratës.

Kriteret duhet të përcaktohen me peshë sipas rëndësisë relative, me përqindje ku të gjitha nënkriteret përbërëse arrijnë në 100 %. Kështu ka vepruar edhe ministria.

- Advertisement -

Pra, siç shihet nga Dosja e tenderit, për vlerësimin e dhënies së kontratës, janë vendosur 5 kritere vlerësuese më poentim.

Por, tri prej tyre janë ne kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe rregulloren e prokurimit, pasi janë kritere që kanë të bëjnë më vlersimin.

Ministria ka përcaktuar si kritere të shpërblimit: 1. çmimi që do të vlerësohet më 60 pikë,

2. Përvoja për punë të ngjashme -10 pikë.

3 Përvoja e stafit kryesor të propozuar– 10 pikë,

4 Pajisjet dhe mekanizimi -10 pikë, dhe 5, Plani dinamik -10 pikë.

Janë vendosur edhe nënkriteret të cilat do t’i sqarojmë më poshtë.

Periskopi ka gjetur se tri nga pesë kriteret për vlerësim të dhënies së kontratës, kanë të bëjnë më kritere të përzgjedhjes dhe si të tilla, nuk është dashur të vendosen për vlerësim, pasi Ministria ka vendosur direket vlerësim për dhënie të kontratës.

Cilat kritere vlerësuese janë në kundërshtim më ligjin?

Kërkesa: “çmimi” ka qenë në përputhje më ligjin.

Kërkesa “Përvoja e kompanisë (referencat)” përcaktohet ne nenin 69 te Ligjit për Prokurim Publik, është kriter kualifikimi dhe jo kriter për dhënie kontrate.

“Përvoja e stafit”, edhe kjo përcaktohet ne nenin 69 te LPP dhe është kriter kualifikimi.

“Pajisjet” – përcaktohet në nenin 69 te LPP është kriter për kualifikimi.

Kërkesa për “Plani Dinamik” ka qenë në rregull.

Kriteret e përzgjedhjes – zbatohen për të përcaktuar se cilët operatorë ekonomikë (ofertuesit ose kandidatët) janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të përmbushur kontratën. Ato i përgjigjen pyetjes: “Kush mund të kryej punën?”.

Kriteret e dhënies – zbatohen për të përcaktuar se cili tender i cili plotëson specifikimet e përcaktuara dhe kërkesat (nga ata që janë të kualifikuar dhe potencialisht në gjendje për të kryer kontratën) ofron zgjidhjen më të mirë.

Dallimi në mes të ‘kritereve te përzgjedhjes‘ dhe ‘kritereve te shpërblimit’ është mjaft i rëndësishëm.

Kriteret e përzgjedhjes përqendrohen në “ofertuesit” dhe kriteret e dhënies përqendrohen në “ofertën”. Një dallim i qartë në mes të dy kritereve duhet te ruhet në të gjithë procesin e prokurimit.

Çka thotë ligji?

Në neni 65 – 71 të Ligjit për Prokurim Publik, janë dispozita te ligjit qe ndërlidhen me kualifikimin e kompanisë (kriteret e përzgjedhjes).

Sipas nenit 25.5 te Rregullores se prokurimit, Kriteret e përzgjedhjes ‘në asnjë mënyrë nuk mund të përdorën si kritere të dhënies së kontratës, nuk mund të kenë peshë të caktuara dhe janë kërkesa të vlerësimit’.

Kriteret e dhënies janë te përcaktuara ne nenin 52 të këtij ligji dhe ndërlidhen me cilësinë, çmimin, meritat teknike, estetike, dhe karakteristikat funksionale, karakteristikat e mjedisit, shpenzimet rrjedhëse, efektiviteti i kostos, shërbimet e pas-shitjes dhe asistenca teknike.

Kriteret minimale për kualifikim (kriteret e përzgjedhjes) nuk përdoren si kritere në procesin e dhënies së kontratës. Pra, siç e shpjeguam edhe më lart, Ministria e Infrastrukturës ka përdorë kriteret e përzgjedhjes për kritere të dhënies.

SQARIME SHTESË:

Dispozitat e LPP –Neni 51 i LPP: Njoftimi i Kritereve të Përzgjedhjes

Autoriteti kontraktues duhet të theksojë në njoftimin e kontratës dhe të përcaktojë në tërësi në dosjen e tenderit të gjitha kriteret e përzgjedhjes që një operator I interesuar ekonomik duhet ti përmbushë për tu konsideruar si i kualifikuar: (i) në rast të procedurave të hapura dhe procedurave të kuotimit të çmimit për dhënien e një kontrate; ose (ii) në rast të procedurave të kufizuara ose procedurave konkurruese me negociata , për të pranuar një ftesë për tenderim. Të gjitha kriteret e përzgjedhjes duhet të kufizohen vetëm në kriteret e nevojshme për të siguruar se vetëm operatorët ekonomik që posedojnë aftësitë e nevojshme profesionale, financiare dhe teknike për ti përmbushur kushtet e kontratës përkatëse do të konsiderohen të kualifikuar për të marrë një kontratë të tillë ose për marrjen e ftesës për tenderim. Në asnjë rast, autoriteti kontraktues nuk duhet që të përfshijë, saktësojë ose përdorë kritere të përzgjedhjes që bazohen në konsiderata të tjera përveç atyre të lejuara nga dispozitat e neneve 65-70 të këtij ligji.

Neni 52 i LPP: Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës

Vetëm kriteret e matshme dhe të cilat paraprakisht janë përcaktuar në dosjen e tenderit mund të shfrytëzohen për vlerësim. Autoriteti kontraktues mund të përdorë vetëm kritere që janë relevante në mënyrë direkte me lëndën e kontratës. Kritere të tilla janë por nuk kufizohen në lidhje me: cilësinë, çmimin, meritat teknike, estetike, dhe karakteristikat funksionale, karakteristikat e mjedisit, shpenzimet rrjedhëse, efektiviteti i kostos, shërbimet e pas-shitjes dhe asistenca teknike.

Dispozitat e Rregullores se Prokurimit: Neni 25 Kriteret e përzgjedhjes

25.1 Sipas Nenit 56 të LPP, një OE do të konsiderohet i kualifikuar për pjesëmarrje në aktivitet të prokurimit nëse:

Një OE vërteton të jetë i përshtatshëm sipas nenit 65 të LPP-së duke ofruar dëshmi të kërkuara nga autoriteti kontraktues dhe
Një OE i tillë, në rast që AK ka përcaktuar kërkesa minimale për kualifikim, përmbush kërkesat e tilla dhe e dëshmon atë duke ofruar dëshmi të kërkuara nga autoriteti kontraktues në përputhshmëri me nenet 64 deri në 69 të LPP-së.
25.2 Kërkesat e pranueshmërisë, gjithnjë duhet të përmbushen nga OE.

25.3 Kërkesat minimale të kualifikimi, mund të përcaktohen nga AK kur AK konstaton se është e nevojshme për të siguruar që vetëm OE që posedojnë aftësi të caktuara profesionale, financiare ose teknike do të marrin pjesë në konkurrencë për kontratë.

25.4 “Kriteret e përshtatshmërisë” dhe “kërkesat minimale të kualifikimit” së bashku karakterizohen si “Kritere të Përzgjedhjes”. Kritere e Përzgjedhjes janë kërkesa që një OE duhet të përmbushë për të konsideruar i kualifikuar për dhënie të kontratës publike.

25.6 Të gjitha kërkesat minimale për kualifikim do të jenë drejtpërdrejtë relevante dhe proporcionale për objektin e kontratës në fjalë.

25.5 Kriteret e përzgjedhjes:

në asnjë mënyrë nuk mund të përdorën si kritere të dhënies së kontratës
nuk mund të kenë peshë të caktuara;
ato janë kërkesa të vlerësimit Kalon/Nuk kalon.
27.3 Nëse kriteri është ‘tenderi ekonomikisht më i favorshëm’, kontrata duhet ti jepet tenderit i cili më së miri përmbushë kriteret relevante. Përveç çmimit AK mund të përfshijë kritere tjera relevante për lëndën e kontratës, siç janë:

Karakteristikat e cilësisë
Kostot Operative, të mirëmbajtjes dhe kosto tjera të jetë-gjatësisë
Karakteristika funksionale, teknike, mjedisore, estetike ose të ngjashme
Shërbimi i pas-shitjes dhe asistencës teknike
27.10 Kriteret minimale për kualifikim (kriteret e përzgjedhjes) nuk përdorën si kritere në procesin e dhënies së kontratës. Tenderuesit do të konsiderohen të kenë përmbushur kërkesat minimale në lidhje me kapacitetin e tyre për të përformuar kontratën që do të thotë që kriteret në lidhje me përvojat paraprake dhe historikut të kompanisë nuk do të shihen si kritere në procesin e dhënies së kontratës.

ÇKA KUPTOHET TUTJE?

Pra, siç shihet Ministria e Infrastrukturës ka përdorë kriteret e përzgjedhjes dhe jo kriteret e dhënies të: “Përvoja për punë të ngjashme”, “Përvoja e stafit kryesor të propozuar”. Ne DT ceket përvoja e ofertuesit me te mire te vlerësuar dhe stafit kryesorë profesional pas diplomimit për ofertuesin e vlerësuar maksimalisht.

Këtu mund të parashtrohet pyetja, edhe sikur ky kriter të lejohej të vlerësoje me pikë, me çfarë kriteri do te vlerësohet? Cili vlerësohet më mirë?

Po ashtu, edhe tek kriteri që do të këtë 10 pikë “Pajisjet dhe mekanizimi”, i cili është i vendosur në kundërshtim më nenin 69 të LPP-së, ne DT ceket Pasjet dhe mekanizimi e ofertuesit që ka më shumë në pronësi. Edhe sikur ky kriter te lejohej te vlerësohej, për cilat pajisje?

Pra kriteret janë përcaktuara në kundërshtim me dispozitat e Ligjit dhe rregulloren e prokurimit.

Pos që është shkelur ligji, kjo do i mundësojë ministrisë që vlerësimi të jetë shumë subjektiv.

Nëse vazhdohet më këtë formula të vlerësimit do të ketë humbje te buxhetit, sepse do te shpërblehen kompanitë e favorizuara meqenëse vlerësimi do te jete subjektiv dhe i kundërligjshëm.

Ndonëse kompanitë kanë pasur shumë kërkesa për sqarime lidhur më kriteret e vendosura në dosjen e tenderit, asnjë nga to nuk është ankuar për kriteret e vlerësimit për dhënie të kontratës. Kjo më gjasë ngase kompanitë nuk kanë shumë njohuri lidhur me kriterin- e shpërblimit “Tenderi ekonomikisht me i favorshëm”.

Por, në ankesat tjera të cilat kryesisht kanë të bëjnë lidhur më makinerinë, ministria u është përgjigjur pozitivisht, duke bërë ndryshimet e kërkuara.

Pas shpalljes së fituesit, pritet të ketë shumë ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit – OSHP sepse vetëm pas vlerësimit/shpërblimit kompanitë do te kuptojnë lojën e ministrisë.

Autoriteti Kontraktues -MMPHI ka vendosur edhe nëNkriteret, të cilat po ashtu, do të peshohen dhe në fund do të mblidhen.

Behët fjalë për Kualifikimet e stafit kryesor të propozuar: Menaxher i projektit -30 pikë, Udhëheqës i punishtes -25 pikë, Inxhinier i hidroteknikës -15 pikë, Gjeodeti -15 pikë, Inxhinier i komunikacionit -10 pikë, Inxhinier i elektroteknikës (drejtimi elektroenergjetikë ose energjetikës), 5 pikë. Për të gjithë stafin është kërkuar: Referencat për punët e mëparshme në lëmin e kërkuar të lëshuara nga punëdhënësit duke specifikuar verën e punëve dhe periudhën kohore. Në asnjërën prej pikave, nuk është theksuar numri i referencave, vlera e referencës, periudha kohore.

Kush do të merrte poena në këtë rast?

Tashmë ministria ka pranuar dhjetëra oferta për këtë tender.

Ofertat janë hapur të premten e kaluar.

Problemi është se Ligji i Prokurimit Publik nuk lejon kurrfarë ndryshimi të kritereve (vlerësuese), kushteve apo cilit do element të tenderit pas mbylljes së afatit të pranimit te ofertave. Gjithashtu, sa i përket ndryshimeve të kritereve vlerësuese (apo edhe nën kritereve) para mbylljes se afatit te fundit për pranimin e ofertave, ligji nuk jep ndonjë shpjegim më detal. E ndodhur në këtë situatë, ministria duhet të anulojë në tersi këtë procedurë të prokurimit. Duhet të bëhen korrigjimet e nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dhe të procedohet nga fillim i më ri-tenderim.

Ajo që është shumë shqetësuese është se institucioni përgjegjës që mbikëqyrë zbatimin e LPP-së, Komisioni Rregulltiv i Prokurimit Publik -KRPP, nuk ka ndërhyrë në këtë rast.

Është e pashmangshme që ky institucion të mos ketë vërejtur këtë shkelje nga ana e Ministrisë, pasi tenderi peshon mbi 38 milionë euro, dhe KRPP e ka obligim ligjorë që në rast e vendosjes së kritereve diskriminuese të ndërhyjë tek Autoriteti Kontraktues. /Periskopi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit