-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

4 herë më pak vdekje, si i shpëtuan udhëheqëset gra vendet e tyre nga koronavirusi

Rekomandime

Vendet që kanë në krye të qeverisë një femër kanë regjistruar 4,3 herë më pak viktima nga Covid-19 sesa vendet që drejtohen nga meshkujt.

- Advertisement -

Në këtë përfundim ka dalë një studim i Trinity College në Dublin të Irlandës.

Studimi analizoi pandeminë e koronavirusit në 35 shtete, 10 prej të cilëve drejtoheshin nga femra. Shembuj pozitivë të menaxhimit të krizës janë Gjermania, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, 4 shtete që drejtohen nga femra.

Në shtetet që drejtohen nga meshkuj kishte 21 viktima për 1 milion banorë, ndërsa në shtete që drejtohen nga femra kishte 4,8 viktima për 1 milion banorë. Gjithashtu, këto shtete kishin arritur ta ulnin më përpara kurbën e epidemisë.

- Advertisement -

Studimi thekson se udhëheqëset femra i dhanë më shumë prioritet shëndetit publik dhe jo ekonomisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit