-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

41 këshilltarët e Haradinajt harxhuan mbi 966 mijë euro vetëm në mëditje, udhëtim, darka e birra

Rekomandime

Qeveria Haradinaj apo ndryshe Qeveria e luksit dhe sefas, ka pasur numrin më të madh të këshilltarëve ndonjëherë, 41 prej tyre këshilluan Ramush Haradinajn, e ku këto këshilla i kushtuan buxhetit të shtetit me shumën 966.307.34 euro, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Mëditje, akomodime në hotele, udhëtime të shtrenjta me avionë, darka e birra të shtrenjta paguan këta 41 këshilltarë të Ramush Haradinajt me para të taksapaguesve kosovarë.

Nga kjo shumë, 1 mijë euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit një ditë pune e Qeverisë së Ramush Haradinaj dhe 41 këshilltarëve të tij.

Këshillat e Haradinajt i kanë kushtuar shumë buxhetit të shtetit, ku kredit-kartela e Qeverisë është përdorur për udhëtime, hotele me dhomat më të shtrenjta, darka dhe birra për t’u freskuar 41 këshilltarët.

- Advertisement -

Kampioni i këtyre shpenzimeve është dora e djathtë e Haradinajt, Avni Arifi, i cili është emëruar tani Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Avni Arifi ka harxhuar mbi 50 mijë euro, 11 mijë prej të cilave i ka arkëtuar si mëditje, kurse më shumë se 18 mijë euro kishte shpenzuar nga kredit-kartela e Qeverisë.

- Advertisement -

Në dokumentin për shpenzime të publikuara nga Koha Ditore, të përfshirë edhe Donjeta Gashi, Labinot Smajlaj, Arianit Shehu, Meliza Haradinaj, Diana Rugova, Leutrim Likaj, Alban Dermaku, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Serbeze Osmani e shumë të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit