1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

42 eurodeputetë i kërkojnë Macronit e Ruttes liberalizimin e vizave për Kosovën

Rekomandime

Gjithsej 42 deputetë të Parlamentit Evropianë kanë kërkuar nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Holanës, Mark Rutte, që të mos bëhen pengesë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Advertisement -

Përmbajtjen e kësaj letreje e ka publikuar eurodeputeti Andrey Kovatchev dhe thirrja përkon me vizitën në Paris të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Këta deputetë ia kanë rikujtuar Macronit dhe Ruttes se Kosova është i vetmi shtet nga Ballkani që nuk e ka liberalizimin.

Letra e plotë:

- Advertisement -

Ne, anëtarët e Parlamentit Evropian ju bëjmë thirrje të siguroni se çështja e kahmotshme e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës do të zgjidhet përfundimisht. Kosova është i vetmi shtet nga Ballkani Perëndimor, qytetarët e së cilës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në BE. Kjo çështje nuk është zgjidhur me gjithë faktin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriterët gjithpërfshirëse të përcaktuara prej Komisionit Evropian. Kanë kaluar dy vjet që kur Komisioni konfirmoi se Kosova i përmbushi dy kushtet e mbetura për liberalizim, në korrik të 2018-s. Për dy vjet të gjatë, Këshilli nuk ka marrë vendim pozitiv për ta mundësuar udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës, me gjithë obligimet e përmbushura.

BE-ja po mundohet të pozicionohet si ndërmjetësuese fer në dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur, po qe se vazhdojmë që qytetarët e dy palëve t’i trajtojmë ndryshe, duke ua dhënë qasjen qytetarëve serbë dhe duke i penguar qytetarët e Kosovës që ta gëzojnë të njëjtën të drejtë. Vetëm përmes trajtimit të barabartë të tyre, BE-ja mund të vazhdojë të pretendojë se është ndërmjetësuese e sinqertë në kontestin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit