1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

5 mijë policë e kanë paditur shtetin, qeveria u detyrohet 40 milionë euro për këto arsye

Rekomandime

Rreth 5 mijë zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë bërë shtetit 1 mijë padi për mos pagesë të shujtës së ushqimit, pagës së 13, dhe pagës jubilare.

Avikati Kastriot Feka, i angazhuar nga sindikata e Policisë për të përfaqësuar policët në këto lëndë tregon se ka shumë të drejta të cilat u mohohen policëve të Kosovës, por paditë i kanë ushtruar me vetëm këto tri kërkesa, për të mos i rënduar proceduralisht ato.

- Advertisement -

“Ne si avokat të angazhuar prej sindikatës i kemi mbi 5 mijë policë që i përfaqësojmë. Për shkak që mos me e ngarku gjykatën shumë, kemi shkuar me nga pesë persona në secilën padi. Janë rreth 1 mijë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Jemi në pritje të tyre, edhe pse ligji e thotë se këto janë lëndë nga marrëdhënia e punës dhe u jep prioritet. Por për shkak të numrit të madh të lëndëve ende nuk ka filluar procesi i tyre, por presim që kjo të ndodh së shpejti”, ka thënë Feka në një prononcim për media.

Shuma që Qeveria ua ka borxh policëve, kap shifrën rreth 40 milionë euro.
“Shujtën ditore nuk e kemi të përcaktuar, as në udhëzim. Por se njësitë speciale, të cilat e përfitojnë shujtën ditore, e kanë 5 euro e 40 cent për çdo ditë. Pjesa tjetër është edhe paga e 13 e cila u takon për çdo ditë, të cilën asnjëherë nuk e kanë marrë. Tash janë bërë katër vite që u takon, dhe duhet ta marrin secili. Gjithashtu edhe paga jubilare, e cila iu takon 25 për qind e pagës bazë për çdo 10 vite”, ka thënë avokati Feka.

Paditë e para janë bërë në mars të vitit 2021, dhe deri më tani janë trajtuar disa raste në disa nga gjykatat themelore në disa qytete.

- Advertisement -

“Janë diku 5-6 raste. Në gjykatën e Prizrenit, Kaçanikut dhe në gjykatën e Vushtrrisë. Këto kanë prodhuar aktgjykime pozitive, ku janë vërtetuar se ju takojnë këto të drejta, por se avokatura shtetërore ka bërë ankesë, dhe aktualisht gjenden në Gjykatën e Apelit duke pritur një përgjigje”, ka thënë avokati i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit