2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

50 automjetet ushtarake nga SHBA “çmendin” serbët, ja çfarë thonë analistët ushtarakë

Rekomandime

Analistët serbë kanë theksuar rrezikun për popullin duarthatë në veri, sepse mjetet e blinduara që erdhën nga SHBA-të, janë të përshtatshme për intervenim kundër civilëve dhe iu rezistojnë edhe minave, shkruan “Kurir”.

Prishtina po vazhdon ngutshëm të armatoset, në Kosovë kanë arritur 55 autoblinda nga ShBA si donacion dhe janë vendosur në kazermën e FSK-së në Prishtinë, ndërsa presidentja e Kosovës paralajmëroi ardhjen e shpejtë edhe të helikopterëve, që përbën kërcënim direkt ndaj serbëve, thonë biseduesit e “Kurir”

- Advertisement -

Në Kosovë arritën mjetet e lehta të blinduara M-1117, që në ShBA prodhohen që nga 2002 dhe është autoblinda e parë rezistuese në mina.

Analisti ushtarak, Aleksandër Radiç, tha për “Kurir” se sigurimi i këtyre pajisjeve është kërcënim direkt ndaj Serbisë dhe serbëve në Kosovë. Shqiptarët kanë siguruar sasi të madhe të mjeteve ushtarake dhe problem përbënë vendosja e tyre në mjediset serbe.

“Kjo nuk është porosi për ne, por më shumë për vetëbesimin e shqiptarëve, mediet edhe rrjetet sociale paraqesin arritjen edhe për ata kjo është impresionuse”, tha Radiç.

- Advertisement -

Përgatitje e terrenit

Ish-oficeri i kundër-zbulimit dhe koloneli në pension, Ljuban Karan, thekson se këto mjete të blinduara janë kërcënim minimal për Serbinë, por janë kërcënim i madh për popullin duarthatë në veri të Kosovës dhe enklava sepse ato janë të përshtatshme për intervenime kundër civilëve.

- Advertisement -

“Është interesant se krahas presioneve politike ndaj Serbisë në të njëjtën kohë janë fokusuar në transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kjo për ne ishte edhe mbetet para-ushtri dhe çdo gjë ndërlidhet me rezolutën 1244 dhe për Serbinë është joligjore dhe e paligjshme”, tha Karan.

“Kam përshtypje se forcat amerikane kanë qëllim tërheqjen nga Kosova si edhe misioni ndërkombëtar dhe do të bëjnë ndonjë plan dhe kalim dhe frikësohem se forcat ndërkombëtare të KFOR-it dhe NATO-s do të ndihmojnë të vendoset kontrolli dhe Serbinë ta sjellin para situatës së pakëndshme, ku intervenimi ynë do trajtohet si sulm ndaj forcave ndërkombëtare”, u shpreh tutje.

Karan pret nga diplomacia serbe para së gjithave duke u mbështetur në raportet e mira me Kinën edhe Rusinë, të mund të parandalojë ndonjë ngjarje, sepse qëndrimi i Serbisë është i qartë, se nuk do lejohet përndjekje apo eksod i ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit