Një 55 vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një dem në një festival në Spanjë, duke shënuar rastin e parë të
vdekjes të këtij lloji në vend që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Kafsha u filmua të shtunën teksa ndiqte dhe e hidhte në tokë, ndërsa shikuesit e tronditur u strehuan në derën e një dyqani vetëm disa metra larg.
Pjesëmarrësit e tjerë të festës në Onda, në provincën lindore të Castellon, u përpoqën të joshin demin për ta ndaluar atë të suImonte sërish të plagosurin, ndërsa ai shtrihej pa ndjenja në tokë.
Zyrtarët e bashkisë Onda njoftuan se po pezullonin pjesën tjetër të ngjarjeve të natës kur mësuan se ai kishte humbur jetën, shkruan Dailymail.