-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

7 lojtarët e Spanjës që luajnë bashkë me lojtarë të Kosovës

Rekomandime

Spanja luan sot kundër Kosovës në Sevijë. Por, ani pse kjo do të jetë vetëm ndeshja e parë mes kombëtareve – lojtarët e të dyja palëve njohin goxha mirë njëra-tjetrën.

Spanja ka disa prej lojtarëve më të talentuar në botë në gjirin e saj dhe është favorit për ndeshjen kundër Kosovës.

- Advertisement -

Kombëtarja spanjolle është tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës.

Sidoqoftë, Kosova është ekip i talentuar dhe shumë prej futbollistëve të saj kanë luajtur me lojtarët aktualë të Spanjës.

Kapiteni ynë, Amir Rrahmani është bashkë-lojtar te Napoli me mesfushorin Fabian Ruiz. Rrahmani dhe Ruiz kanë luajtur së bashku disa herë rresht. Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni se si ata kanë festuar një gol së bashku derisa po luanin për ekipin që drejtohet nga Gatusso. Megjithatë, për ndeshjen e sotme kapiten Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Challandes shkaku i lëndimit.

- Advertisement -

Katër reprezentues tjerë të Spanjës e njohin dhe [dhe të paktën njëri prej tyre edhe ka luajtur] me Aro Muricin. Ata janë Eric Garcia, Rodri, Pedro Porro dhe Ferran Torres që janë pjesë e Manchester Cityt.

Pedro Porro është i huazuar prej këtij sezoni në ekipin e Sporting Lisbonës. Vetë Muriqi ndërkohë është i huazuar tashmë për Willem II ku po luan me sukses.

- Advertisement -

Edhe portieri i ri 23 vjeçar, Robert Sanchez e ka një bashkëlojtar kosovar. Ai luan për Brighto n& Hove Albion në Premier Ligë bashkë me Andi Zeqirin – për të cilin Periskopi njoftoi se i ka thënë PO kombëtares së Kosovës. Të dy mund t’i shihni në fotografinë e mëposhtme duke ndarë një moment të bukur së bashku.

Një tjetër lojtar që ka bashkëlojtar kosovar është edhe Mikel Oyarzabal. Oyarzabali që vlen 70 milionë euro luan bashkë me Adnan Januzajn, i cili megjithëse i ka rrënjët në Istogun e Kosovës në fakt luan për Belgjikën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit