-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

7-vjeçari milioneri më i ri në Maqedoni, tetovari ka fituar 40 milion denarë nga lojërat e fatit

Rekomandime

Një shtatë vjeçar është milioneri më i ri në vend me të ardhura prej një milion e 16 mijë 947 denarë, ndërsa milioneri më i vjetër i ka 96 vjet me të ardhura prej 4 milion 570 mijë e 535 denarë. Ndërsa në listën e pagave më të larta janë ndarë në shëndetësi, barnatore, ruajtja e bagëtisë, duhan dhe lojërat të fatit.

“Shkupjanët dominojnë në pagesë të të ardhurave më të larta nga kryerja e pavarur e një veprimtarie. Vlera më e lartë është 73,5 milionë denarë. Në 10 vende më të larta, në listën janë avokatë, noterë, përmbarues, hotelierë, instalues të energjisë elektrike dhe prodhues të ambalazhit prej letre. Një qytetar i Resnjës ka realizuar të ardhura më të larta nga shitja e produkteve bujqësore edhe atë 32,2 milionë denarë”, deklaroi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

- Advertisement -

Ndërkohë të ardhurat më të larta të fituara në bazë të punës së kryer arrijnë deri në 63,2 milion denarë në nivel vjetor, për shërbime të përkohshme kryesisht nga kompania për prodhim të pijeve alokoolike dhe joalkoolike.

“Një qytetar i Shkupit ka realizuar të ardhura bruto më të larta nga nga dhënia me qira të pronës, tokës, banesave dhe zyrave afariste – 50 milionë denarë. Një shkupjan radhitet i pari me të drejta autoriale i cili ka realizuar 15,4 milionë denarë. (12:10-39) Fitimi më i madh i lotarisë, kazinove dhe lojërave të fatit është një qytetarë nga Tetovë, fitimi I të cilit është 40 milion denarë”, deklaroi Llukarevska.

Ndryshe një shkupjane vullnetarisht ka paraqitur të ardhura bruto në vlerë prej 449, 6 milionë denarëve, të cilat janë përfshirë edhe në në përllogaritjen për të ardhurat personale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit