-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

80-vjeçari vjen nga Zvicra për ta mbështetur Vjosa Osmanin

Rekomandime

Tubimi i LDK-së në Gjakovë sot ishte pak më ndryshe se tubimet në komunat e tjera. Kjo pasi që në këtë tubim elektoral fjalën e mori dikush që për të votuar LDK-në ka ardhur nga Zvicra, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për një 80-vjeçar që me prezantimin nga shefi i shtabit zgjedhor në LDK-së, Lutfi Haziri, doli në skenë.

“Gjithë bashkatdhetarëve që kanë ardh në besim ne Vjosën sepse me pesë autobusë sun jau blen votën këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka”, tha Haziri, derisa pas tij në skenë doli 80-vjeçari.

I njejti tha se veprimtarinë e tij nuk do ta ndalë kurrë, derisa, duke folur për Vjosa Osmanin i njejti ka kërkuar votë për të.

- Advertisement -

“80 vjet gazepti 160 vjet, gjithmonë me gazep le e rritë. Edhe 100 me i pasë veprimtarinë skam me e nalë kurrë, e madhja Vjosa Osmani, ju edhe motra e vëllazën që të përcjellin bashkë në Gjakovë. Gjakova e trimërisë, e diturisë, djepi i të gjitha të mirave të Kosovës. Vjosa Osmani që po e zdritë krejt Kosovën. Ju falënderoj shumë, spo e zgati ma shumë se po tutna më idhnohet ky (për Lutfi Hazirin)”, tha i njejti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit