5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

86 vjeçarja nga Obliqi mposhti koronavirusin pa shkuar fare në spital

Rekomandime

Një grua e moshës 86 vjeçare në Kosovë e ka mposhtur koronavirusin në shërim shtëpiak. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i saj nëpërmjet Facebookut.

- Advertisement -

Rasim Preniqi ka shkruar se nëna e tij e ka mposhtur virusin duke u trajtuar në shtëpi.

“Nëna ime 86 vjeçare e mposhti coronavirusin në shërim shtëpiak. Një falënderim të posaçëm për shërimin e saj i takon Qendrës Familjare të Shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falënderoj pneumologun Skënder Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, ka shkruar Preniqi.

Ndërkohë gjendje e rënduar në vend shfaqet sa i përket pandemisë.

- Advertisement -

Vetëm sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për tetë vdekje në 24 orë dhe 220 raste të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit