4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

90 dënime dhe 270.000 franga borxhe, dëbohet nga Zvicra pas 30 vjetësh qëndrimi

Rekomandime

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, baba i pesë fëmijëve nuk arrin të mbrohet kundër vendimit për dëbim nga Zvicra. Përveç borxheve të larta, kanë qenë 90 apo më shumë dënime që e kanë bërë të pashmangshëm dëbimin, shkruan zentralplus.ch.

Vendimi i Zyrës së Migracionit të Lucernit ishte iniciuar para shumë vitesh: autoriteti për migracion kishte paralajmëruar shtetasin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2007, pastaj e kishte kërcnuar t`ia revokonte lejen e qëndrimit në vitin 2014 – dhe përfundimisht, kishte zyrtarizuar kërcnimin në vitin 2019.

- Advertisement -

Vajza e tij e pestë kishte lindur një muaj pasi ai qe informuar se do të duhej të largohej nga Zvicra, pas gati 30 vjetësh qëndrim.

Ai u ankua kundër vendimit të Zyrës së Migracionit, së pari para autoriteteve kantonale, pastaj përpara Gjykatës Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.

Duke pasur parasysh praninë e gjatë në vend, lindjen e fëmijës së tij më të vogël dhe marrëdhëniet me nënën e saj, dëbimi nga Zvicra është joproporcional, ka argumentuar ai.Përveç këtyre, pas paralajmërimit të fundit, ai kishte ndryshuar sjelljen në lidhje me borxhet dhe delikuencat, sipas tij.

- Advertisement -

Gjykata Supreme Federale – në përbërje prej pesë gjyqtarëve, në vend të tre sa janë zakonisht- gjithashtu i ka pranuar ankuesit se ai të paktën kishte bërë një përpjekje dhe kishte paguar një pjesë të borxheve të tij.

Megjithatë, siç shihet në fragmentin nga regjistri i ekzekutimit të borxheve ende figurojnë edhe 51 vërtetime borxhesh në shumën prej më shumë se 270,000 frangave.

- Advertisement -

Në kushte të caktuara, vetëm borxhet e tilla të shumta dhe të mëdha mund të mjaftojnë për revokimin e lejes së përhershme të qëndrimit, transmeton albinfo.ch.

Sipas Gjykatës Kantonale të Lucernit, shkalla më e lartë gjithashtu ka lënë të hapur nëse këto kritere plotësohen në rastin e qyetatarit të Maqedonisë së Veriut.

Arsyeja kryesore e vendimit nuk është borxhi, por dënimet e shumta penale.

Një pjesë e tyre madje janë shtuar edhe pas paralajmërimit të dytë, të bërë në vitin 2014. Gjykata e Lartë Federale pranon se shumica e veprave penale në fjalë nuk ishin delikte serioze, por tërheq vërejtjen se në mesin e tyre ka pasur edhe dënime për suIm, kërcnime dhe përpjekje për shtrëngim.

Shumë dënime të mëparshme kanë dëshmuar për “një indiferencë të theksuar ndaj sistemit ligjor të vendit”, thuhet në vendimin aktual, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht sanksioneve penale dhe dy paralajmërimeve, ai nuk e ka ndryshuar thelbësisht sjelljen e tij – “në fusha të ndryshme të jetës ai vazhdimisht ka rënë në konflikt me ligjin, siç dëshmohet nga rreth 90 dënime gjatë viteve”.

Për këtë arsye, pesë gjyqtarët kanë folur qartë: “Ankuesi – duke pasur parasysh sjelljen e tij të papërmirësueshme dhe numrin e shkeljeve të ligjit – ka cenuar rëndë sigurinë dhe rendin publik”.

Gjykata e Lartë Federale ka arritur kështu në përfundimin se interesat e personit në fjalë për të qëndruar në Zvicër peshojnë mjaft por që interesat publike për largimin e tij janë edhe më të rëndësishme,.

Situata e tij familjare nuk e ndryshon këtë qëndrim: Të katër vajzat nga martesa e mëparshme janë rritur të gjitha, fëmija më e vogël (vajza) është në një moshë të adaptueshme dhe përveç kësaj – ashtu si nëna e saj – nuk ka pse të largohet nga Zvicra.

Nga ana tjetër, babaitë saj do t`i duhet të largohet nga vendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit