2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Jusuf Buxhovi: Edi Rama duhet të shpallet persona non grata në Kosovë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një video me hartën e investimeve të qeverisë së tij për furnizimin me ujë, në të cilën shihet harta e Ballkanit e ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë. Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se me veprimin e fundit të Edi Ramës nuk duhet të përjashtohet mundësia që ai të shpallet “persona non grata” në Kosovë.

Video-skandali i Edi Ramës, ku shihet Kosova brenda Serbisë e që është ndryshuar më vonë nga Rama, ka shkaktuar reagime të shumta nga Kosova të cilët kanë kërkuar që kryeministri i Shqipërisë të sqarojë skandalin në fjalë.

- Advertisement -

Zyrtari i LDK-së, Arben Gashi, është shprehur se edhe nëse është gabim ky skandal nuk i falet Edi Ramës.

“Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që kryeministri i Shqipërisë me bë asi gabime”, ka thënë Gashi.

Historiani Jusuf Buxhovi i pyetur nga Gazeta Express lidhur me këtë çështje është shprehur se kjo nuk është asgjë e re, duke e pasur parasysh kursin e qeverisë Rama në raport me Kosovën.

- Advertisement -

“Asgjë e re dhe e jashtëzakonshme nëse kihet parasysh kursi i Tiranës zyrtare, veçmas qeverisë Rama, viteve të fundit në raport me Kosovën, ku bie në sy përpjekja që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të saj”, ka thënë Buxhovi.

Duke komentuar tutje skandalin e fundit të kryeministrit të Shqipërisë me hartën e Kosovës brenda territorit të Serbisë, tutje Buxhovi tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që Edi Rama të shpallet “persona non grata” në Kosovë.

- Advertisement -

“Veprimi më i ri i Ramës, duhet parë si pjesë e komplotit politik kundër shtetit të Kosovës për interesat serbo-ruse në rajon, që nga politika e Kosovës duhet ndalur sa më parë dhe me të gjitha mjetet pa përjashtuar mundësinë që ai të shpallet persona non grata”, ka thënë Buxhovi.

Ai tha se Edi Rama u mundua që me anë të “pajtimit historik shqiptarë-serb” mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi tentuan ndarjen e Kosovës.

“Përpjekjet e Ramës u panë gjatë vitit të fundit, me ç’rast, i ashtuquajturi “pajtim historik shqiptar-serb” për gjoja normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit mbi parimin e njohjeve të ndërsjella si shtete të pavarura, u instrumentalizua për ndarjen e Kosovës me Serbinë, që nuk paraqet tjetër pos përpjekje për krijimin e Serbisë së madhe në dëm të çështjes shqiptare. Është për keqardhje që në këto pazare është përfshirë edhe presidenti i Kosovës, i cili është dashtë të ndalet politikisht dhe penalisht nga kjo tregti me shtetin e Kosovës”, u shpreh Buxhovi

Buxhovi tha se duhet mobilizim i gjithmbarshëm që t’u mbyllet mundësia Tiranës dhe Beogradit që të bëjnë pazar me shtetin e Kosovës.

“Ky veprim, po ashtu, duhet ta sjellë te një mobilizim i gjithëmbarshëm në Kosovë në planin shoqëror, politik dhe intelektual, për mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga atentatet që po i përgatiten nga jashtë dhe nga brenda dhe në përputhje me këtë ta rishqyrtojë edhe diskursin e deritanishëm të bashkimit kombëtar si ideologji e shekullit të kaluat drejt transformimit te unioni i shteteve shqiptare në BE, me çka u mbyllet udha mundësive që Tirana dhe Beogradi ta qesin në pazar shtetin e Kosovës”, ka thënë Buxhovi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit