-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ankohet Haradinaj: Shteti mi ka borxh 2800 dollarë, pagova nga kuleta ime hotelin në Amerikë

Rekomandime

Ramush Haradinaj ka harxhuar mbi 506 mijë euro vetëm në dreka sa ishte kryeministër i Kosovës për më pak se dy vite, po ai po ankohet tani se ka shpenzuar edhe nga kuleta e tij.

- Advertisement -

Haradinaj në dreka qoi mbi gjysmë milioni në dëm buxhetin e shtetit, por po thotë se shteti i Kosovës ati tani i ka borxh.

Ai po thotë se nga kuleta e tij pagoi njëherë hotelin në New York, ku i kushtoi 2800 dollarë amerikan.

“Tri herë e kam përdorur kartelën time të shtetit. Njëherë për akomodim në Nju Jork, për tjerat raste s’po më kujtohet. Ndërkaq, një herë kam paguar nga paratë e mia 2800 dollarë, ato mi ka borxh shteti, por s’i kam dërguar asnjëherë faturat. Për pije alkoolike e meze s’ka shanse ta kem përdorur kartelën time të shtetit”, deklaroi Haradinaj.

- Advertisement -

Kujtojmë se Qeverisja Haradinaj u shqua nga analistët dhe OJQ’të për skandalet dhe keqpërdorimet e shumta gjatë mandatit gati 2 vjeçar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit