14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Eksperti i drejtësisë mesazh Kosovës: Merrni shembull nga Kroacia

Rekomandime

“Pra vetëm një drejtësi dhe një qeverisje e de korruptuar dhe e dekriminalzuar, do të mundë të bënin të mundur sundimin e ligjit dhe zbatimin e ligjit barabar për të gjithë ashtu sikurse e kanë demokracitë perëndimore dhe ashtu sikurse edhe ka vepruar drejtësia kroate duke penalizuar me burgim ish-kryeministrin e saj Sanader. Kështu dhe i njëjti gjyq u duhet bërë edhe “Sanaderave” si të Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi Shqipëria e Kosove kanë shumë të tillë e madje shumë herë më të zhytur në korrupsion dhe hajni se sa Sanaderi i Kroacisë”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Njohësi dhe analisti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti ka thënë se edhe Kosova duhet të merr shembull nga vendet në fqinjësi, për ndjekjen dhe ndëshkimin e bosëve të krimit dhe korrupsionit që i përkasin nivelit të lartë politik, sikur ishte shembulli i fundit i dënimit dhe konfiskimit të pasurisë kundër ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

Sidoqoftë, duke pasur edhe përvojën e përballjes me këtë të keqe të madhe edhe në Shqipëri, Kapiti thotë se për të pasur sukses në këtë mision të madh, Qeveria në ardhje duhet të ndërtohet me figura të pastra, dhe ta merr seriozisht reformën në drejtësi.

Skender Kapiti

“Qeveria e Albin Kurtit së pari duhet ta ndërtoj një kabinet qeveritar me personalitete të afta profesionalisht, të përgjegjshëm para ligjit dhe shtetit, të pastër dhe të pa zhytur e të pa infektuar nga krimi, korrupsioni, hajnia e tradhtia. Vetëm një qeverisje e tillë mund që ta shkatërroj korrupsionin, krimin dhe abuzimin shtetëror, që ta çmontoj mafio-oligarkinë nga sistemi. Kjo është kryesisht për sa i përket qeverise. Ndërsa parlamentit të Kosovës i takon sa më urgjentisht që të miratoj ligjin e VETTING-ut për ta pastruar drejtësinë kosovare dhe për t’a dekriminalizuar atë, pra duhet që me ligj t’u bëhet gjyqi sistemit të drejtësisë në Kosovë ashtu sikurse po ua bën drejtësisë, sistemit dhe gjyqtarëve e prokurorëve VETTING-u në Shqipëri. Pra duhet të veprojnë paralelisht si sistemi i drejtësisë, ashtu edhe parlamenti dhe qeverisja, në bashkëveprim me njëri-tjetrin por gjithmonë konform dhe siç e kërkon ligji dhe jo interesi personal , klanor, partiak e nepotik, siç është aktualisht realiteti në Kosovë”, tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Pa një qasje të tillë të politikës ndaj trupit të vetë përfaqësues në institucione, dhe më pastaj kërkimit të llogaridhënies në drejtësi, sipas Kapitit nuk mundë të luftohen dukuritë negative, nuk mundë të kapen dhe ndëshkohen shkelësit e ligjit.

“Pra vetëm një drejtësi dhe një qeverisje e de korruptuar dhe e dekriminalzuar, do të mundë të bënin të mundur sundimin e ligjit dhe zbatimin e ligjit barabar për të gjithë ashtu sikurse e kanë demokracitë perëndimore dhe ashtu sikurse edhe ka vepruar drejtësia kroate duke penalizuar me burgim ish-kryeministrin e saj Sanader. Kështu dhe i njëjti gjyq u duhet bërë edhe “Sanaderave” si të Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi Shqipëria e Kosove kanë shumë të tillë e madje shumë herë më të zhytur në korrupsion dhe hajni se sa Sanaderi i Kroacisë”, përfundoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit