2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mustafa flet pas takimit me Kurtin: S’kemi folur për poste e ministri konkrete

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimi që pati me liderin e VV-së, Albin Kurtin ku diskutuan për koalicionin, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Ne kishim një takim me z.Kurtin para certifikimit të rezultateve, vlerësuam procesin e harmonizimit të programit qeverisës që është bërë në këtë periudhë, dhe erdhëm në përfundim se ka arritur mjaft shumë në këtë aspekt, sepse janë harmonizuar shumë çështje të politikave të zhvillimit ekonomik të vendit”, ka thënë ai.

Mustafa tutje ka shtuar se janë marrë vesh që pas certifikimit të bisedojnë konkretisht për mundësinë e krijimit të qeverisë.

“U morëm, vesh që po sa të bëhet certifikimi i rezultateve të ulemi bashkërisht të merremi vesh për mundësinë e koalicionit dhe themelimit të qeverisëse”, tha lideri i LDK-së.

- Advertisement -

Sa i përket Listës Serbe, Mustafa tha se dotë ketë bisedime edhe me ta.

“Sigurisht se do të ketë biseda me Listën Srpska dhe varësisht nga ato biseda do të jetë edhe vendimi. Sa I përket edhe Listës Serbe edhe partnerëve të mundshëm të koalicionit, i mbetet atij që del i pari nëse VV certifikohet si parti e parë , mandatari i ardhshëm i thërret tjetër për marrëveshjen e ardhshëm, agjenda varet nga partia që del si parti e parë”, shtoi tutje.

- Advertisement -

Mustafa tha se sot nuk është diskutuar për poste apo ministri konkrete.

“Për poste s’kemi biseduar, as për ministri konkrete, kemi biseduar se do të merremi vesh në marrëveshjen për koalicion për të gjitha pozitat”, tha ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit